Tirana
clear sky
36.5 ° C
36.5 °
36.5 °
18 %
1kmh
0 %
Pre
38 °
Sht
39 °
Die
41 °
Hën
40 °
Mar
38 °
E premte, 30 Korrik, 2021

Arrestimi i kryebashkiakut të Lushnjes, Fatos Lubonja skeptik: Operacione fasadë! Drejtësia është edhe më e kapur

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Analisti Fatos Lubonja mendon se operacioni i sotëm i SPAK, që çoi në burg me akuzat e korrupsionit dhe shpërdorimit të detyrës kryebashkiakun e Lushnjes Fatos Tushe dhe 10 zyrtarë e biznesmenë të tjerë, është një fasadë për mbulimin e krimeve më të mëdha.

Lubonja, jo vetëm që u shpreh skeptik lidhur me këtë operacion, por tha se drejtësia sot është më e kapur se kurrë. Sipas tij, qeveria ka lidhje me krimin që e ka sjellë në pushtet përmes vjedhjes së votës, dhe e ka të pamundur t’i shkëpusë këto lidhje.

“Është gjethe fiku për të mbuluar krimet e tyre, politika, krimi mbjell krimin. Kur ti arrin merr zgjedhjet me kriminelët, është vështirë që nesër të mos bashkosh me ta. Nevoja për të mbuluar krimet e korrupsionit me trafikantët, çon në krime të reja. Sa më shumë qëndron në pushtet një parti që sillet si bandë, aq më shumë i duhet të bëjë krime të tjera për të mbuluar krime. Këto janë operacione fasadë që tentojnë të mbulojnë atë që është e përcaktuar në një farë mënyre, që të ndodh. E kam të vështirë të besoj se do të shkëputen ato lidhje me krimin për votën, për të eleminuar kundërshtarët etj. Më çon më shumë te ideja e një ndryshimi nëpërmjet rrënimit, sesa nëpërmjet përmirësimeve graduale. Drejtësia, për mendimin tim është bërë më pak e pavarur. Me një ekonomi gjithnjë e më të kapur, me një polici të kriminalizuar, situata po bëhet gjithnjë e më e rëndë. Është iluzion ajo që duam të krijojmë me këtë ngjarje,” deklaroi analisti Fatos Lubonja në “Neës24”.

Më shumë

spot_img
spot_img