Tirana
broken clouds
10.5 ° C
10.5 °
10.5 °
43 %
3.1kmh
75 %
Enj
10 °
Pre
7 °
Sht
5 °
Die
5 °
Hën
5 °
E enjte, 20 Janar, 2022

Arrestimi i Komistarit të Njësisë Speciale të Policisë, çfarë e lidh me Sokol Fanën, agjentin që i morën armën dhe e rrahën në Elbasan

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Komisar Fatmir Alia, me detyrë Shef i Zyrës së Kërkimit “Fast Albania” pranë Drejtorisë Operacionale në Policinë e Shtetit, u arrestua dje nga SHÇBA, shkruan newsbomb.al. Arrestimi i tij ka të bëj me një ngjarje të ndodhur në Elbasan, afro një muaj më parë ku në pranga ra dhe agjenti i kësaj njësie, Sokol Fana.

Vendimi i Gjykatës së Rrethit Elbasan për masën e sigurimit ndaj 46-vjeçarit u mor në kuadër të thellimit të hetimeve të kryera nga Drejtoria Rajonale e SHÇBA Elbasan nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Elbasan, në funksion të procedimit penal Nr 1693/2021 për veprat penale “Shpërdorim Detyre”, “Kallëzim i rremë” dhe “Mashtrim”.

Çfarë e lidh Fatmir Alinë me Sokol Fanën, agjentin e “Fast Albania” që i morën armën dhe e rrahën në Elbasan

Sokol Fana, agjenti i njësisë policore “Fast Albania”, i cili u arrestua në Elbasan për akuzën e “Kallëzimit të rremë” dhe “Shpërdorimit të detyrës”, u zbulua nga një oficer policie që shërben pranë komisariatit nr.4 në Tiranë dhe një efektiv i Gardës së Republikës.

Fana, duke shfrytëzuar dokumentin e policisë dhe një armë tip “Glock”, në muajin tetor 2021 ka shkuar në lokalin “S.. “ në Elbasan, që administrohet nga Klodjan H, duke i treguar këtij të fundit se kishte probleme me drejtësinë italiane dhe se për këtë duhet të arrestohej. Kodjani i ka kërkuar punonjësit të policisë, që ta linte të takonte nënën e tij, meqënëse do shkonte në burg.

Në këtë moment personi i cili është prezantuar si agjent i interpolit, Sokol Fana, i ka thënë Klodianit se mund ta rregullonin në tjetër mënyrë këtë punë. Tavolinës ku ishte ulur, Klodjani dhe Sokol Fana, i është bashkuar dhe një shok i Klodianit, E. V.

Të dy kanë vazhduar bisedën me agjentin e Interpolit, duke e pyetur se si rregullohej kjo punë dhe personi i prezantuar si punonjës policie i interpolit, iu ka thënën se kjo punë zgjidhet duke paguar 7000 euro. Klodjani duke dyshuar te ky person i ka thënë se nuk kishte para dhe se po të donte të vinte të nesërmen, sa të mund të merrte borxh lekët te persona të tjerë.

Pasi kanë rënë dakort personi i prezantuar si punonjës i interpolit është larguar. Klodjani, menjëhërë ka marrë kontakt me një kushëri të tij, i cili punon me detyrë punonjës policie në Komisaritin nr. 4 Tiranë, dhe një tjetër I cili punon si punonjës policie në Gardën e Republikës.

Këta dy persona pasi, kanë dëgjuar shpjegimet e Klodjanit në lidhje me çfarë i kishte ndodhur, i kanë thënë këtij të fundit që të bëntë kallëzim në polici pasi veprimet e kryera nga personi i prezantuar si punonjës policie, ishin veprime të cilat shkelnin detyrat e punonjësve të policisë, raporton Ora Neës.

Për këtë rast janë pyetur të dy dhe kanë konfirmuar bisedën e bërë mes Klodjanit dhe atyre disa ditë përpara ngjarjes.

Gjithashtu Klodjani, ka pohuar në polici se ka biseduar me avokatin e tij në Itali, ku ky i fundit i ka thënë se ai nuk kishte ndonjë problem me drejtësinë Italiane dhe se e gjithë kjo duhet të ishte ndonjë mashtrim.

Mbrëmjen tjetër,rreth orës 22:30, në ambjentet e lokalit është shfaqur sërisht agjenti i policisë Sokol Fana, i cili ka zhvilluar takim me dy personat e mësipërm, me qëllimin e marrjes së 7 mijë eurove. Klodjani, i ka thënë policit se nuk kishte para për ti dhënë dhe se ai po e mashtronte dhe të mos e vazhdojë më këtë lojë pasi, do të merrte veten në qafë.

Pas këtyre fjalëve, sipas rrëfimit të Klodjanit, personi, i cili i është prezantuar si agjent i interpolit, ka filluar të dridhej dhe në këtë moment Klodjani, i ka dhënë në telefon kushëririn e tij,  ku ky i fundit nëpërmjet telefonit i ka kërkuar këtij personi të largohej nga aty dhe të mos vazhdonte më këtë bisedë.

Në këtë moment Klodjani deklaron se ky person i ka nxjerrë dokumentin e policisë dhe dhe në të njëjtën kohë ka marrë në telefon një person, të cilin e thërriste shef duke i thënë se Klodjani nuk e pranonte këtë zgjidhje.

Në këtë moment duke parë mënyren e sjelljes së agjentit, ai i ka marrë dokumentin e policisë i cili ishte në emrin e, Sokol Fana, dhe pas ndërhyrjes së disa klientëve të tjerë të lokalit, të cilët e kanë goditur me grushta i kanë marrë dhe pistoletën dhe telefonin me të cilin fliste.

Pas kësaj situate goditjeje, Sokol Fana, është larguar nga lokali duke telefonuar shefin e zyrës së kërkimit pranë njësisë “Fast Albania”, Fatmir Alia…jam në Elbasan dhe më kanë sulmuar duke më marrë pistoletën (armën e shërbimit…)-i ka pohuar Sokol Fana.

Pasi ka dëgjuar këto fjalë nga Sokoli e ka pyetur se si është puna dhe ai i ka thënë se kishte një person në verifikim në Elbasan që ishte në kërkim dhe i kishin dalë disa persona përpara, të cilët i kishin marrë armën.

Pas kësaj bisede, Fatmiri shpjegon se ka komunikuar në telefon me nën/drejtorin e policisë Ilir Proda, duke e vënë në dijeni për faktin.

Gjatë rrugës për në Elbasan në afërsi të Drejtorisë së policies, Fatmiri shpjegon se është takuar me Sokolin dhe të dy së bashku kanë shkuar në Drejtorinë e policisë Elbasan, ku është bërë denoncimi. Për të verifikuar këto pretendime, policia ka shkuar në ambjentet e lokal “S…”, me qëllim sekuestrimin e pamjeve filmike. Por pjesët përbërëse të DVR-së së kamerave ishin hequr qëllimisht. Që në këtë moment është bërë arrestimi i Klodjan Hadërlli për akuzën e “Kryerjes së veprimeve që pengojnë zbulimin e të vërtetës” dhe arrestimi i oficerit Sokol Fana, për akuzën e “Mashtrimit dhe “Shpërdorimit të detyrës”.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img