Tirana
scattered clouds
22.5 ° C
22.5 °
22.5 °
68 %
0.5kmh
40 %
Die
25 °
Hën
27 °
Mar
26 °
Mër
27 °
Enj
27 °
E diel, 4 Qershor, 2023

Arrestimi i kolegëve për “shtëpitë e barit”, 70 elektricistë të OSHEE në protestë

Lajme të ngjashëm

Punonjësit e OSHEE në Krujë janë ngritur në protestë këtë të premte për kolegët e tyre që janë arrestuar nga Policia për “shtëpitë e barit”. Ata janë shprehur se nuk kanë lidhje me këto ngjarje, ndaj kërkojnë lirimin e kolegëve të tyre.

Policia ka zbuluar në Krujë një ambient të përshtatur për rritjen e kanabisit me llampa në zonën e Krujës, në një tunel të braktisur të ushtrisë. Në pranga kanë rënë elekstricistët Ervis Halili dhe Oltjon Farruku, ndërsa shefi i ekipit Sokol Kullai dhe Ilir Karai janë shpallur në kërkim.

Punonjësit e OSHEE të zonës thonë se u thirrën fillimisht nga ana e policisë për të gjetur linjën e energjisë elektrike të këtij tuneli. Bëhet fjalë për mbi një kilometër kabull të shtrirë nën tokë pranë një shtylle, e cila ishte shpuar ne bazamentin e saj dhe vizualisht ishte e pamundur te identifikohej.

Lexo edhe: VIDEO/ Me llamba dhe aspiratorë, zbulohet në Krujë tuneli ku kultivohej kanabis, arrestohen 5 persona (EMRAT)

Punonjësit e OSHEE kanë bërë kontroll të shtyllave në zonë dhe është konstatuar lidhja e jashtëligjshme, e cila furnizonte me energji tunelin. Por ata thonë se nuk kanë lidhje me këtë ngjarje.

Punonjësit kanë bojkotuar punën këtë të premte dhe thonë se kjo situatë është e përsëritur, madje ka ndodhur rreth 4 herë. Sipas tyre, kjo bëhet në mënyrë që policia të heqë përgjegjësinë dhe t’i ngarkojë barrën palës tjetër.


Më shumë