Tirana
few clouds
5.5 ° C
5.5 °
5.5 °
56 %
4.6kmh
20 %
Sht
5 °
Die
4 °
Hën
4 °
Mar
6 °
Mër
6 °
E shtunë, 4 Shkurt, 2023

Arrestimi i ish-zyrtarit të FBI-së për lidhje me rusët, Berisha akuza të forta Ramës: I dorëzoi 225 mijë dollarë përmes Agron Nezës dhe Dorian Duçkës, mbajtën në përgjim… (E PLOTË)

spot_img

Lajme të ngjashëm

Ish-kryeministri Sali Berisha pretendon se kryeministri Edi Rama është nën hetim në SHBA për lidhjet e tij me ish-zyrtarin e lartë të FBI-së amerikane, tashmë të arrestuar për shkelje të sanksioneve pasi pastronte para për llogari të oligarkut rus Oleg Deparska.

Në një deklaratë për media, një ditë pas lajmit për arrestimin e ish-agjentit të kundërzbulimit të FBI-së Charles McGonigal, Berisha tha se ai është paguar 225 mijë euro nga Agron Neza, personi që shtirej si këshilltari i sigurisë i kryeministrit Rama.

Mediat në SHBA raportuan dje se McGonigal kishte fshehur qëllimet e vizitës së tij në Shqipëri, si dhe pagesën e 225 mijë eurove që mori nga një ish-zyrtar shërbimit sekret të Shqipërisë.

Por sipas Berishës, McGonigal ka influencuar te Rama për llogari të oligarkut rus Deparka, për kryerjen e investimeve në Shqipëri.

Berisha gjithashtu pretendoi se Rama i dha McGonigal emrat e personave që lobonin në SHBA për opozitën shqiptare, ndërsa ky i fundit i mbajti nën përgjim.

Deklarata e Berishës:

Çdo udhëtim në republikën e Shqipërisë të hetohen thotë FBI-ja. Çdo pagesë dhuratë që i është dhënë Charles McGonigal nga Agron Neza që paraqitej si këshilltar për sigurinë i Edi Ramës dhe Dorian Duçka që paraqitej si këshilltar i plotfuqishëm i Edi Ramës. Pagesat dhe dhuratat që Charles Goligar ka dorëzuar nga data 1 prill deri sot që është lëshuar kjo. Pra siç e shihni, një juri ndërkombëtare vuri nën hetim Edi Ramën dhe këshilltarët e tij, çfarë është zbuluar ndërkohë?

Është zbuluar se Edi Rama nëpërmjet Agron Nezës i ka dorëzuar Charles Gonigal 225 mijë dollarë në një dorë, 80 mijë dollarë në një dorë tjetër, sipas mediave. Çfarë është zbuluar në këto lidhje të tmerrshme mafioze spiunazhi? Gonigal ka përfaqësuar një nga bosët e mafies dhe zbulimeve të biznesit rus, Oleg Deparska. Për të cilin ka lobuar te Edi Rama, çfarë është Dorian Duçka? Është një mafioz i punësuar si drejtor për katër vite në një konglomerat energjitik kinez. Ju kujtohet ju avionët që merrnin Edi Ramën dhe Olsi Ramën dhe i çonin nga Rinasi në Pekin? Ato i sillte Duçka. Kjo kompani është në hetim të thellë në Kinë dhe SHBA njëkohësisht. Dorian Duçka sipas FBI-së qëndron në paradhomën e kryeministrit. Ai përdor emailin dhe adresën qeveritare.

Mediat kanë filmuar Duçkën tek del nga kryeministria me eksponentë kryesorë të kartelit më të fuqishëm në botë, Sinaloa. Edi Rama përdori ish-policin e policisë sekrete shqiptare kundër opozitës. Dokumentat e ministrisë së Drejtësisë faktojnë se nga zyra e kryeministrit, Agron Nezës iu dhanë të dhëna konkrete për qytetarë amerikanë që lobonin për opozitë. Dhe këto u vunë në survejim nga aseti i zbulimeve ruse McGonigal. Edi Rama ka diskutuar me McGonigal për investimet ruse në Shqipëri. Sipas të dhënave publike, se imagjinoni çfarë ka dosja në fshehtësi.

Nuk mund të them se u takuan në Davos, por ai po kthehej në vendin e tij nga Europa. Edi Rama, kur unë e denoncova këtë lidhje tha “jam krenar për miqësinë me të”. Në aferën Gonigal, strumbullarë janë Edi Rama, Agron Neza dhe Dorian Duçka.

Më shumë


spot_img









spot_img