Tirana
broken clouds
14.5 ° C
14.5 °
14.5 °
67 %
2.6kmh
75 %
Die
18 °
Hën
16 °
Mar
13 °
Mër
12 °
Enj
13 °
E diel, 2 Prill, 2023

Arrestimi i ish-zyrtarit lartë të FBI-së, Kryemadhi: McGonigal u përdoru për të shantazhuar edhe Metën kur ishte president, por s’ia arriti

Lajme të ngjashëm

Arrestimi i Charles Mc Gonigal, ish-zyrtar i lartë i FBI-së, ka nxitur përplasje në politikën në vendin tonë, ku opozita akuzon kryeministrin Edi Rama se ka influencuar nëpërmjet ish-punonjësit të Sigurimit të Shtetit për të hetuar lobimin rus në PD.

Por deputetja e Partisë së Lirisë Monika Kryemadhi, e ftuar në emisionin “5 pyetjet nga Babaramo”, shkon më tej, duke thënë se tha se agjenti i FBI-së është përdorur edhe për të shantazhuar Ilir Metën. Megjithatë thotë Kryemadhi, mazhoranca nuk arriti që ta bllokojë Metën, pasi dështuan.

“Janë përdorur edhe instrumente të tjerë. Rasti në dijeninë time Charles Mc Gonigal është takuar edhe për të shantazhuar edhe presidentin e Meta. Janë disa gjëra e që e çojnë tek presidenti Meta. Ne kemi shumë ndërhyrje të tjera. Ka biznesmenë që janë shantazhuar me idenë e non gratës. Ka disa gjyqtarë që janë shantazhuar me vetttingun.

Është përdorur McGonigal. Për të kaluar vettingun mjafton që Edi Rama të nisë një SMS dhe mbaron punë. Është shantazhuar ish-presidenti. Është përdorur për të krijuar hapësira apo mundësia për të shantazhuar apo bllokuar presidentin e asaj kohe. Filluan me Ilir Metën dhe dështuan me individin Ilir Meta”, u shpreh Kryemadhi.

Më shumë