Tirana
few clouds
5.5 ° C
5.5 °
5.5 °
56 %
4.6kmh
20 %
Sht
5 °
Die
4 °
Hën
4 °
Mar
6 °
Mër
6 °
E shtunë, 4 Shkurt, 2023

Arrestimi i ish-shefit të FBI-së dhe lidhja me Ramën, Meta: Skandal pas skandali, sistemi i tij kullon korrupsion

spot_img

Lajme të ngjashëm

Kreu i PL, Ilir Meta ka folur për media në lidhje edhe me arrestimin e ish-drejtorit të FBI-së në Nju Jork, Charles McGonigal, me akuzën se ka ndihmuar një oligark rus të pastrojë paratë duke shkelur kështu sanksionet e vendosura nga SHBA ndaj Rusisë, i cili është edhe mik i Ramës.

Meta tha se Edi Rama ka pasur një raport jo të sinqertë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, madje ai tha se do të ketë edhe skandale të tjera.

“Dihet që raporti i më i pasinqertë në Botë është ai mes Edi Ramës dhe SHBA. Nga Bilali te McGonigal, skandal pas skandali tregon qartë se ky nuk ka qenë një raport vlerash por aferash nga Rama. Raport korrupsioni dhe instrumentalizimi i këtyre marrëdhënieve, me qëllim helmimin e miqësisë amerikano-shqiptare.

S’jam i habitur për këtë, jam i sigurt se do të dalin skandale të tjera. Ju kam folur për ekzistencën e një mafie ndërkombëtare. Atje ku është mafia, është dhe antimafia. Keni durim do të ketë edhe të tjerë. I gjithë sistemi i Ramës është një sitem që kullon korrupsion dhe vetëm korrupsion” tha Meta ndër të tjera.

Më shumë


spot_img









spot_img