Tirana
clear sky
30.5 ° C
30.5 °
30.5 °
48 %
3.6kmh
0 %
Mër
28 °
Enj
38 °
Pre
39 °
Sht
31 °
Die
31 °
E mërkurë, 17 Gusht, 2022
spot_img

Arrestimi i ish-pronarit të ‘Kristal’, reagon MASH: Universiteti nuk dorëzoi rregjistrat e studentëve

spot_img

Lajme të ngjashëm

Pas arrestimit të ish-pronarit të Universitetit “Kristal” Ahmet Muça, ka ardhur dhe reagimi nga ana e Ministrisë së Arsimit.

Ministria ka refuzuar lajmet se institucioni ka rregjistruar diploma të falsifikuara që u përkasin universiteteve të mbyllura në vitin 2014. Në faqen zyrtare ajo ka qartësuar se që pas datës 1 shtator të vitit 2014, këtyre universiteteve u është hequr e drejta e lëshimit të diplomave për studentët.

albsig

MASH ka theksuar se pas mbylljes së këtyre universiteteve, u është kërkuar dorëzimi i rregjistrave emërorë të studentëve dhe vetëm “Kristal” nuk ka pranuar t’i dorëzojë, duke e çuar çështjen deri në Prokurori.

Ministria e Arsimit kërkoi nga institucionet e mbyllura që të dorëzojnë të gjithë regjistrat që disponojnë me emrat e studentëve. Universiteti “Kristal” nuk pranoi të dorëzojë regjistrat sipas kërkesës zyrtare. Pas kallëzimit që iu bë këtij universiteti për këtë shkelje të radhës, ndërhyri prokuroria dhe i sekuestroi regjistrat. Pas mbylljes së hetimeve nga prokuroria, regjistrat u depozituan në arkivin e Ministrisë së Arsimit.

Ahmet Muça u arrestua disa ditë më parë me akuzën e falsifikimit dhe shitjes së diplomave pas mbylljes së universitetit. 

REAGIMI I PLOTË:

Ministria e Arsimit refuzon kategorikisht aludimet se ka regjistruar diploma të falsifikuara që i përkasin institucioneve që janë mbyllur, pas verifikimit të kritereve të ligjshmërisë në vitin 2014. Si rezultat i të cilit, u mbyllën 23 universitete, 22 privatë, 1 publik dhe 6 filiale. Ju bëjmë me dije se nga 1 shatori 2014, asnjë nga këto universitete nuk ka pasur të drejtë të lëshojë asnjë diplomë ndaj studentëve. Ministria e Arsimit kërkoi nga institucionet e mbyllura që të dorëzojnë të gjithë regjistrat që disponojnë me emrat e studentëve. Universiteti “Kristal” nuk pranoi të dorëzojë regjistrat sipas kërkesës zyrtare. Pas kallëzimit që iu bë këtij universiteti për këtë shkelje të radhës, ndërhyri prokuroria dhe i sekuestroi regjistrat. Pas mbylljes së hetimeve nga prokuroria, regjistrat u depozituan në arkivin e Ministrisë së Arsimit. Prej kohës së mbylljes së këtij universiteti, institucione dhe individë të ndryshëm kanë kërkuar të dinë nëse diplomat që kanë marrë nga ky universitet janë të vlefshme apo të falsifikuara. Në ministri kanë mbërritur kërkesa për këtë verifikim, por në 86 raste të shqyrtuara pas kërkesave zyrtare, rezulton se asnjë prej tyre nuk është e vlefshme dhe nuk figuron në regjistrat që ministria disponon

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img