Tirana
clear sky
30.5 ° C
30.5 °
30.5 °
48 %
3.6kmh
0 %
Mër
28 °
Enj
38 °
Pre
39 °
Sht
31 °
Die
31 °
E mërkurë, 17 Gusht, 2022
spot_img

Arrestimi i ish pronarit të ‘Kristal’, Muça bashkëpunonte me njerëz në Ministrinë e Arsimit

spot_img

Lajme të ngjashëm

Ahmet Muça ish-pronari i Universitetit Kristal është vënë në pranga nga policia mëngjesin e sotëm në kryeqytet. Ai akuzohet për shitje të diplomave dhe mësohet se është arrestuar pas një hetimi 2 mujor të Prokurorisë.

Sipas prokurorisë, edhe pse Universiteti “Kristal” kishte mbi tre vjet që ishte mbyllur, Muça shpërndante sërish diploma të rregullta, me data që përkonin me kohën kur universiteti ishte i hapur. Por si ka funksionuar skema e re e mashtrimit me shitjen e diplomave? Informacionet që Klan Plus ka siguruar, hedhin hije skandali edhe ndaj zyrtarëve të Ministrisë së Arsimit. Pas mbylljes së Kristalit dhe universiteteve të tjera private që u konsideruan nga qeveria jashtë kritereve, dokumentacioni u depozitua i gjithi në Ministrinë e Arsimit.

albsig

Ndërkohë, diplomat e shitura nga ish-pronari i Kristalit, ishin të rregullta nga ana ligjore, pasi figuronin edhe në regjistrin e Amzës. Regjistër që ndodhej ndërkohë në arkivin e Ministrisë së Arsimit. Burime të Klan Plus pohojnë se mashtrimet e Muçës janë bërë në bashkëpunim me njerëz në Ministrinë e Arsimit, që kanë ndërhyrë në regjistrat e Amzës, ku në çdo faqe ka patur vende bosh dhe në këtë mënyrë janë shtuar emra në mënyrë fiktive, sikur janë diplomuar në kohën kur universiteti ishte aktiv. Ndryshimi ishte se këta të diplomuar, nuk ishin të regjistruar në regjistrat e frekuentimit të procesit mësimor. Megjithatë deri tani nën hetime janë vënë vetëm Muça dhe një sekser i tij që siguronte klinetët.

Universiteti “Kristal” ishte në qendër të akuzave të vetë kryeministrit Rama, që e etiketoi atë si etalonin e mashtrimit me arsimin e lartë. Pas një kontrolli nga Ministri e Arsimit, në vitin 2014 u hoqën licencat për 18 universitete private e publike. Mes këtyre të fundit ishte edhe Universiteti “Kristal”. Mes të diplomuarve fiktivë, në atë kohë u zbulua edhe djali i ish-drejtuesit të Lega Nord në Itali, Umberto Bossi. Renzo Bossi ishte diplomuar në këtë universitetet pa qenë asnjëherë në Shqipëri. Diploma mbante datën 8 Tetor 2010 dhe në të ishte shënuar se Bossi kishte ndjekur sistemin 3-vjeçar për Menaxhim Biznesi, pranë fakultetit të Administrim Biznesit të Universitetit “Kristal”.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img