Hapësire reklamuese

Aktualitet

Arrestimi i grabitësve të postës në Krujë, reagon Rama: Dëshmi e rritjes së forcës goditëse të Policisë së Shtetit

Shkruar nga Newsbomb

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas arrestimit të autorëve të grabitjes së postës në Krujë.

 Përmes një statusi në Twiter, Rama shprehet se Kapja e menjëhershme e autorëve është  një tjetër dëshmi e rritjes së forcës goditëse të Policisë së Shtetit.

‘Kapja e menjëhershme e autorëve të vjedhjes së kasafortës së pensioneve në Krujë,që zbardh edhe disa grabitje të të njëjtëve autorë,një tjetër dëshmi e rritjes së forcës goditëse të Policisë së Shtetit dhe gatishmërisë së saj për sprovën e afërt kundër Krimit të Organizuar&KÇK’, shkruan Rama.

Kujtojmë që ditën e sotme janë vënë në pranga shtetasit Mark Caka, Gazmir Caka, Hysen Kica, Bujar Tafa, Andi Rexhepi (Paturri) dhe Besnik Parruca, por vetëm tre prej tyre janë autorët.

Andi Rexhepi është cilësuar si kreu i grupit të grabitjes, ndërsa dyshohet se të njejtët persona kanë bërë edhe grabitje të tjera në bankomatet në autostradën Tiranë-Durrës.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu