Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Arrestimi i Jorgo Goros, OMONIA ngre pyetjet: Pse SPAK priti kaq muaj për ta arrestuar?

Shkruar nga Newsbomb

Komuniteti grek në Shqipëri, OMONIA ka reaguar në lidhje me arrestimin e kryebashkiakut në detyrë të Himarës, Jorgo Goro.

OMONIA përmes një deklarate për shtyp ka renditur ngjarjet e ndodhura në 3 javët e fundit në lidhje me Himarën, Fredi Belerin si dhe lajmin se Vangjel Tavo do emërohej kryetar i Bashkisë së Himarës.

Në deklaratë komuniteti grek në Shqipëri ngre disa pyetje lidhur me dënimin e kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredi Belerit dhe arrestimin e Jorgo Goros, i cili drejtoi për 10 muaj bashkinë pas humbjes së tij.

"Përse nuk arrestoi prokuroria e SPAK-ut edhe ata që i dhanë Artan Gaçit, bashkëshortit të ish-ministres së Jashtme Xhaçka, statusin e investitorit strategjik për një pasuri të fituar me falsifikim?"

Ata shprehen se deri në lirimin dhe betimin e Fredi Belerit, në krye të bashkisë duhet të jetë një nga këshilltarët bashkiakë të kualicionit fitues të zgjedhjeve vendore të majit 2023.

DEKLARATA E PLOTË:

Gjithçka ka shpjegimin e vet!

Ideja e Ramës për të emëruar ish-deputetin socialist me origjinë nga Dropulli, Vangjel Tavon, si kryetar të Bashkisë Himarë, u dëgjua për herë të parë në Krishtlindjet e vitit 2023. Vangjel Tavo, për nder të tij, e mohoi këtë gjë në atë kohë. Gjithsesi, rezulton se në Shqipëri asgjë nuk është e rastësishtme. Në 3 javët e fundit ka ndodhur si më poshtë:

5 Mars 2024: Kryetari i zgjedhur i Himarës, Fredi Beleri, u dënua në shkallë të parë në një proces gjyqësor pa prova.

14 Mars 2024: Prefekti i Vlorës u zëvendësua papritur nga Vangjel Tavo.

21 mars 2024: Gjykata Kushtetuese legalizoi paraburgimin e Belerit.

23 Mars 2024: Arrestohet i përzgjedhuri i Ramës dhe humbësi i zgjedhjeve vendore, Gjergji Goro, i cili vazhdoi të drejtojë Himarën për 10 muaj pas humbjes së tij.

Shtrohen pyetjet:

  1. - Përse Rama e emëroi Tavon Prefekt nëntë ditë para se Goro të arrestohej? A ishte për t'ia kaluar atij administratën e bashkisë së Himarës pas paraburgimit të Goros? Mos ndoshta për ta caktuar si kandidat për zgjedhjet e pritshme vendore pas dënimit përfundimtar të kryebashkiakut Beleri?
  2. - Përse prokuroria e SPAK priti kaq muaj për të arrestuar Goron? Mos ndoshta priti të përfundonte gjyqi në Gjykatën Kushtetuese?
  3. - Përse prokuroria e SPAK nuk arrestoi edhe Artan Gaçin, bashkëshortin e ish-ministres së Jashtme Olta Xhaçka, në favor të të cilit u krye falsifikimi për të cilin akuzohet Goro?
  4. - Përse nuk arrestoi prokuroria e SPAK-ut edhe ata që i dhanë Artan Gaçit, bashkëshortit të ish-ministres së Jashtme Xhaçka, statusin e investitorit strategjik për një pasuri të fituar me falsifikim?

Pas këtyre zhvillimeve, a besoni ende në pavarësinë e SPAK-ut dhe të drejtësisë në përgjithësi?

Nga momenti që z. Rama e ka vendosur përfundimisht të shkelë ligjet dhe Kushtetutën e vendit duke mos lejuar kryetarin e zgjedhur të betohet, dëshirojmë t’i kujtojmë se më 22 dhjetor 2023, deklaroi se do të ndiqte “praktikat më të mira europiane” për bashkinë e Himarës. Kjo do të thotë vetëm një gjë: Kushdo që merr drejtimin e përkohshëm të bashkisë Himarë deri në lirimin dhe betimin e Fredi Belerit, duhet të jetë një nga këshilltarët bashkiakë të kualicionit fitues të zgjedhjeve vendore të majit 2023. Nuk mund të jetë dikush pa lidhje me votën e popullit të Himarës dhe aq më tepër nuk mund të jetë nga një zonë tjetër jashtë bashkisë së Himarës. Ne Himariotët duam si kryetar bashkie njeriun që ne votuam dhe jo atë që i pëlqen Ramës.

Himarë 24.03.2024

Lexo edhe: Dule flet për arrestimin e Goros: Teatër i Ramës, Beleri të betohet si kryebashkiak

Edhe kryetari i PBDNJ-së, Vangjel Dule ka reagoi ne lidhje me arrestimin e kryebashkiakut në detyrë të Himarës, Jorgo Goro ku tha e gjitha është lojë politike e dirigjuar nga kryeministri Edi Rama.

Ndër të tjera ai është shprehur se kryebashkiaku i Zgjedhur i Himarës, Fredi Beleri, i cili është dënuar me 2 vite burg, duhet të kryejë sa më parë betimin.

Janë lëvizjet e kryeministrit Rama, lëvizje të cilat nuk mund të sugjestionojnë askënd sepse të gjithë janë të vetëdijshëm që janë lëvizje marionetash në skenën e teatrit të hijeve që përpiqet të ngrejë Edi Rama në Himarë.”

[caption id="attachment_798258" align="alignnone" width="740"]Kryetari i PBDNJ, Vangjel Dule Kryetari i PBDNJ, Vangjel Dule[/caption]

LEXO EDHE: Më urdhër të SPAK, arrestohet kryebashkiaku në detyrë i Himarës Jorgo Goro

LEXO EDHE: Ironia: Beleri dhe Goro, dy kryebashkiakët e Himarës do ndajnë “të njëjtën” qeli

Jorgo Goro u arrestua me urdhër të Prokurorisë së Posaçme, (SPAK). Bashkë me Goron, në pranga ranë edhe katër persona të tjerë, për tre prej të cilëve u la masa “arrest shtëpie”.

Jorgo Goro aktualisht mban detyrën si Kryetar i Bashkisë së Himarës, pasi kryetari i zgjedhur më 14 Maj, Fredi Beleri, ndodhet në qeli nën akuzën për shit-blerje votash.

Kujtojmë se Jorgo Goro është paraqitur 4 herë në ambientet e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dhe është marrë në pyetje me orare të tej zgjatura. Kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës, Fredi Beleri, i cili aktualisht ndodhet në qeli ka kallëzuar penalisht Goron, se ka trajtësuar një pronë në favor të të tretëve, pronë e cila pasi është blerë është marrë statusi i investitorit strategjik nga shtetasi Artan Gaçi, ish-deputet i Partisë Socialiste dhe bashkëshorti i ish-ministres së Jashtme Olta Xhaçka.

Gjithashtu, Prokuroria e Posaçme po heton Goron për shkeljen e barazisë në tendera.  Kontrolli i Lartë i Shtetit evidentoi disa dyshime në lidhje me shkeljen e barazisë në tendera por edhe me investime të caktuara në qytetin e Himarës, gjatë kohës kur Jorgo Goro mbante postin dhe mandatin e tretë të kryebashkikakut të Himarës.

[caption id="attachment_798115" align="alignnone" width="407"]Jorgo Goro Jorgo Goro ne SPAK[/caption]

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese