Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Arrestimi i gjyqtares Enkelejda Hoxha dhe 13 të tjerëve, reagon KLGJ: Nuk mund të japim udhëzime për procest gjyqësore

Shkruar nga Newsbomb
KLGJ - Enkelejda Hoxha

Këshilli i Lartë Gjyqësor ka reaguar pas ngjarjes së bujshme ditën e sotme, lidhur me arrestimin e gjyqtares së Krujës Enkelejda Hoxha dhe 13 personave të tjerë, të përfshirë në këtë skemë të madhe korrupsioni dhe favorizimesh.

KLGJ garanton qytetarët se ka marrë të gjitha masat për vijimin e veprimtarisë së gjykatës, për të garantuar aksesin e tyre në drejtësi.

Gjithashtu bën me dije se nuk mund të japë udhëzime nё lidhje me proceset gjyqësore që zhvillohen në gjykatë, procese të cilat duhet të zhvillohen pa asnjë ndikim, të çfarëdolloji.

“Duke marrë në konsideratë zhvillimet e fundit në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Krujë lidhur me arrestimet e kryera nga Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), garanton opinionin publik se ka marrë të gjitha masat për vijimin e veprimtarisë së gjykatës, për të garantuar aksesin e qytetarëve në drejtësi. Këshilli i Lartë Gjyqësor rithekson se nuk mund të japë udhëzime nё lidhje me proceset gjyqësore që zhvillohen në gjykatë, procese të cilat duhet të zhvillohen pa asnjë ndikim, të çfarëdolloji”, thuhet në reagimin e KLGJ

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll