Hapësire reklamuese

Aktualitet

Arrestimi i Gëzim Çelës, Balla: Forca e ligjit do të godasë mbi këdo

Shkruar nga Newsbomb
Arrestimi i Gëzim Çelës, Balla: Forca e ligjit do të

Ministri i Brendshëm Taulant Balla, ka reaguar menjëherë pas lajmit të arrestimit të Gëzim Çelës, i njohur edhe si “baroni i drogës”.

Balla në një postim në Facebook ka theksuar se nuk do të mbetet asnjë pa u goditur nga forca e ligjit, as ata që kujtojnë se po i fshihen drejtësisë.

“Forca e ligjit do të godasë mbi këdo dhe pandërshkueshmëria do të marrë fund ndaj kujtdo që kujton se do të vazhdojë t’i fshihet drejtësisë. Përgëzoj Policinë e Shtetit, e cila në bashkëpunim me një agjenci të rëndësishme partnere dhe me strukturat ligjzbatuese të Republikës së Kosovës kanë bërë të mundur arrestimin e shtetasit Gëzim Çela, një person i dënuar dhe i kërkuar prej shumë kohësh nga drejtësia në Shqipëri”, - shkruan ministri Balla.

Ish-oficeri Gëzim Çela, ‘baroni’ i drogës me ‘karrierë’ të gjatë në botën e krimit është arrestuar sot (8 dhjetor) në Kosovë në bashkëpunim me autoritetet e policisë atje. Gëzim Çela është i njohur ndryshe si bos i trafikut të kokainës. Urdhër-arresti për Gëzim Çelën u dha pas operacionit antidroge “Flakë në det”, që nisi më 15 gusht të këtij viti, ku në pranga përfunduan shefi i Komisariatit të Laçit, Dritan Metaj dhe u shpallën në kërkim tre të tjerë.

Lexo edhe: Arrestohet “Baroni i drogës”, Gëzim Çela

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese