Tirana
clear sky
23.5 ° C
23.5 °
23.5 °
73 %
2.1kmh
0 %
Mar
35 °
Mër
36 °
Enj
38 °
Pre
37 °
Sht
31 °
E hënë, 21 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Arrestimi i Florenc Çapjas, gazetari jep detaje: U kap 2 ditë më parë, Policia shkoi në apartamentin ku rrinte me familjen, nuk bëri rezistencë

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Florenc Çapja, i akuzuar për vrasjen e dyfishtë të Nezir dhe Gentian Beqirit në Elbasan, është arrestuar në Dubai.

Lajmi është publikuar nga mediat ditën e sotme, por gazetari Artan Hoxha bën me dije se Florenc Çapja është arrestuar 2 ditë më parë nga agjentët e zyrës së Interopl Abu Dabi në bashkëpunim me policinë e Dubait.

Hoxha thotë se policia i ka shkuar Çapjas në apartamentin ku ai jetonte me bashkëshorten dhe fëmijën e mitur, teksa shton se ai nuk ka bërë asnjë tentativë për t’u larguar, madje është treguar bashkëpunues për verifikime të mëtejshme. Sipas gazetarit, zyra e Interpol Tiranës është njoftuar mesditën e së premtes në rrugë operative se Florenc Çapja ishte arrestuar në Dubai, por zyrtarisht nuk kishte asnjë njoftim nga Emiratet e Bashkuara.

Konfirmimi zyrtar ka ardhur vetëm ditën e sotme, ndërkohë që pritet që autoritetet shqiptare të paraqesin brenda 40 ditësh dokumentacionin për ekstradimin e tij në Shqiëpëri, ku gjendet i burgosur edhe xhaxhai i tij, Ardian Çapja.

Postimi i Artan Hoxhës:

Interpol Abu Dabi arreston Florenc Çapjan, pas nje urdherarresti nderkombetar të leshuar nga autoritetet e Republikes se Shqiperise.

Diten e enjte, me 27 maj, agjentet e zyres Interpol Abu Dabi në Emiratet e Bashkuara Arabe në bashkepunim me policine e qytetit të Dubait, kane shkuar në apartamentin ku banonte Florenc Çapja, bashke me familjen e tij, bashkeshorten dhe femijen e mitur.

Çapja nuk ka bere asnjelloj tentative për rezistence apo për tu larguar. Madje ai eshte treguar bashkepunues dhe eshte shoqeruar në policine e Dubait për verifikime të metejshme.

Policia e Emirateve të Bashkuara pasi ka kryer verifikimet e rastit ka konfirmuar faktin se personi i shoqeruar eshte pikerisht i shpalluri në kerkim nga prokuroria shqiptare.

Prokuroria e Elbasanit e shpalli në kerkim Florenc Çapjan pasditen e dates 16 mars.

Por ndersa pasdite firmosej urdherarresti, Çapja ishte larguar qetesisht nga Shqiperia qe në oret e para te mengjesit.

Nuk dihet nëse Çapja ishte në dijeni te veprimeve te prokurorise, por eshte fakt se vetem disa ore para se te firmosej urdherarresti, ai bashke me familjen e tij u largua me linje ajrore nga Rinasi, fillimisht drejt Stambollit dhe me pas drejt Dubait, në Emiratet e Bashkuara.

Në momentin qe agjentet e Interpol Abu Dabit kane shkuar në banesen e Çapjas, ai ka paraqitur nje leje qendrimi me të cilen qendronte ne kete shtet.

Zyra e Interpol Tiranes eshte njoftuar mesditen e se premtes në rruge operative se Florenc Çapja ishte arrestuar në Dubai, por zyrtarisht nuk kishte asnje njoftim nga Emiratet e Bashkuara.

Menjehere u eshte kerkuar informacion kolegeve të Interpol Abu Dabi në lidhje me personin në fjale.

Konfirmimi zyrtar se personi i arrestuar në Dubai, eshte Florenc Çapja, ka ardhur vetem te shtunen pasdite…

Tashme pritet qe autoritetet shqiptare të paraqesin brenda afatit kohor prej 40 ditesh, dokumentacionin e plote për ekstradimin e Çapjas drejt Shqiperise, ku tashme gjendet i burgosur dhe xhaxhai i tij, Ardian Çapja.

LEXO EDHE: Arrestohet në Dubai Florenc Çapja, në kërkim për dy vrasje

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img