Hapësire reklamuese

Showbiz

Arrestimi i Elsa Lilës, gazetari: Bëjnë moral ato që ndërrojnë nga 7-8 biznesmenë për një videoklip

Shkruar nga Newsbomb
Arrestimi i Elsa Lilës, gazetari: Bëjnë moral ato që

Prej ditësh arrestimi i këngëtares shqiptare, Elsa Lilës, ka qenë kryefjala e mediave shqiptare dhe atyre italiane.

Elsa Lila  u arrestua në Itali si një nga 13 personat e një grupi të përbërë nga italianë dhe shqiptarë të përfshirë në shitjen e drogës.

Në rrjet kanë shpërthyer komente të shumta për arrestimin e këngëtares, ku ka shumë që e kritikojnë ashpër. Mirëpo, gazetari Milaim Zeka ka thënë se sulmet ndaj saj janë të patolerueshme dhe se moral po bëjnë disa personazhe që ndërrojnë nga 7-8 biznesmenë për një videoklip.

“Në rastin konkret po del që Elsa Lila ka qenë llogaritare, nuk del që është marrë me transportin e drogës. Pavarësisht nga të gjitha Elsa Lila si një artiste brilante do të paguajë faturën e asaj që ka bërë. Nuk meriton që ne ti gjuajmë në shpinë.

Ekzakt. Këngëtare të njohura të lidhura me bosat e drogës, këngëtare të njohura të sponsorizuara nga bosat e drogës. Po të ishte Shqipëria dhe Kosova një vend normal perëndimor ku ne do mund të merrnim lekë, ne do të flisnim edhe me emër e mbiemër, por ne nuk marrim. Tani u ngritën personazhe të tillë që i ndërrojnë 7-8 biznesmenë për një videoklip 3 minuta dhe ta fyejnë Elsa Lilën është e papranueshme dhe e patolerueshme.

Çfarë mund të bëj në rastin konkret? Të paktën shpirtërisht dhe moralisht ta mbështes familjen e saj dhe vajzën e saj. U ngritën atje gazetarucë, njerëz që bëjnë shkrime me pagesë të politikanëve dhe drogaxhinjve të ndryshëm dhe nxorrën në pah vrasjen misterioze të nënës së Elsa Lilës. Ku ishin këta gazetarë nuk kërkuan nga drejtësia shqiptare për të kërkuar zbardhjen e vrasjes së kësaj gruaje ku dihet nga 99% se kush e vrau, me urdhër të kujt e vranë, në cilën rrugë e vranë. Ne i dimë këto gjëra, por kur s’kemi b**th për të folur atëherë duhet të heshtim. Jo të çohemi dhe ti hipim në kurriz një njeriu që na ka nderuar me muzikën e saj.”, tha ai.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll