Tirana
scattered clouds
21.5 ° C
21.5 °
21.5 °
88 %
2.6kmh
40 %
Hën
26 °
Mar
26 °
Mër
25 °
Enj
23 °
Pre
22 °
E hënë, 20 Shtator, 2021
spot_img

Arrestimi i ekzekutorëve të vëllezërve në Durrës, reagon Sandër Lleshaj: Goditje tjetër e fortë kundër krimit të organizuar

spot_img

Lajme të ngjashëm

0588c50b9a596ba8fb0f83e3b178eaa8

Ministri i brendshëm Sandër Lleshaj ka reaguar pasi janë arrestuar 2 ekzekutorët e vëllezërve Besmir dhe Viktor Haxhia në Durrës, duke e konsideruar këtë një sukses të rëndësishëm.

“Kjo goditje tjetër e fortë kundër krimit të organizuar provon se as pandemia dhe asgjë tjetër nuk arrin të cenojë sadopak angazhimin e Policisë sonë në këtë front prioritar”, shkruan mes të tjerash në reagimin e tij Lleshaj.

Shkruan Sandër Lleshaj: Zbardhja e plotë dhe arrestimi i të dyshuarve për dy vrasje në Durrës është një sukses i rëndësishëm i Policisë së Shtetit.

Kjo goditje tjetër e fortë kundër krimit të organizuar provon se as pandemia dhe asgjë tjetër nuk arrin të cenojë sadopak angazhimin e Policisë sonë në këtë front prioritar.

Lufta kundër krimit të organizuar, kundër kultivimit dhe trafikimit të bimëve apo lëndëve narkotike, përmirësimi i parametrave të sigurisë rrugore dhe angazhimi i fortë kundër dhunës në familje janë prioritete absolute për Ministrinë e Brendshme dhe Policinë e Shtetit.

Policia e Shtetit, drejtuesit dhe punonjësit e saj në të gjitha nivelet meritojnë urimet më të mira për sukseset e shënuara gjatë gjithë këtyre ditëve të pazakonta, ku spikat pa dyshim, goditja e fortë në Durrës.

Të njëjtat falënderime i drejtohen dhe prokurorëve të Prokurorisë Durrës, të cilët kontribuuan thelbësisht në suksesin e operacionit “Shën Vlashi”, duke dëshmuar kështu bashkëpunimin përherë e më të mirë mes Policisë së Shtetit dhe degëve të Prokurorisë në të gjithë vendin.

Për këdo që ka humbur rrugën e jetës së ndershme dhe është futur në udhën qorre të krimit, një gjë duhet të jetë e qartë: është vetëm çështje e shkurtër kohe. Të gjithë do të përballen me ligjin.

Edhe njëherë urime për Policinë Shqiptare!

Lexo edhe:

Nuk ka lajme të lidhura për këtë lajm

Më shumë

spot_img