Tirana
few clouds
26.5 ° C
26.5 °
26.5 °
47 %
5.1kmh
20 %
Pre
25 °
Sht
29 °
Die
31 °
Hën
33 °
Mar
35 °
E premte, 18 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Arrestimi i efektivit të RENEA-s me 1 kg kokainë, flet zv.ministri Lamallari: Ka element që bien pre e ndikimit të krimit, kemi ngritur grupe hetimore në qytetet problematike

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Zëvendësministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka folur ditën e sotme në lidhje me arrestimin e efektivit të RENEA-s Xhuljo Liçi, i cili u kap në flagrancë me 1 kg kokainë.

Ai tha se identifikimi dhe zbulimi i tij tregoi se Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat dhe strukturat e policisë funksionojnë në bazë të ligjit.

“Edhe personi në fjalë ishte në monitorim nga SHÇBA. Fakti që ky punonjës u arrestua tregoi që strukturat përgjegjëse funksionuan. Si në çdo organizatë policore ka elementë që bien pre e ndikimit të krimit të organizuar, por ajo që është e rëndësishme është që strukturat përgjegjëse të funksionojnë. Identifikimi dhe zbulimi i këtij rasti tregoi që struktura funksionoi”, tha Lamallari.

Zv. ministri shtoi se Policia e Shtetit ka ngritur grupe hetimore në qytete problematike në lidhje me krimin si Elbasani dhe Vlora.

“Grupet kriminale janë aktive brenda dhe jashtë vendit. Policia është për të garantuar siguri dhe besim tek publiku. Sot Europa po kërcënohet nga krimi i organizuar, kryesisht nga trafiku i drogës. Janë rreth 180 shtetas të grupeve kriminale që veprojnë në BE.

Europol shprehet se lufta mes bandave të trafikut të drogës është po ashtu e madhe. Krimi i organizuar është kthyer problem jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Holandë, Itali etj. Ka edhe vrasje që lidhen me ndërveprimet e grupeve kriminale, por për çdo rast duhet hetuar deri në fund. Kemi ngritur grup hetimor në Elbasan dhe në Vlorë dhe po bashkëpunojmë me Europol”, u shpreh Lamallari.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img