Pak ditë më parë në Lungomare është arrestuar Edison Begaj, 38-vjeçari nga Vlora që më 29 maj mbeti i plagosur nga një person i cili ishte kamufluar si polic.
Në lidhje me këtë ngjarje ka folur edhe vëllai i Edisonit, Besniku. Ai është shprehur se Edisoni nuk është një person i dënuar për “trafikim droge” por i dënuar për moskallzim krimi.
Ai ndër të tjera është shprehur se ai ka mbajtur armën pa leje që në momentin që i është bërë atentati pasi kishte frikë, sepse autori i ngjarjes është akoma i lirë.
Ndër të tjera Besnik Begaj i ka brë thirrje shtetit që ta mbrojnë dhe jo ta dëbojnë vëllain e tij.
“Unë jam Besniku, vëllai i Edison, i cili emri është përmendur shumë nga mediat për faktin se është plagosur para portës së shtëpisë nga një person i veshur si polic, e ka qëlluar para fëmijëve.
Vëllai im është përfolurse është trafikant droge po nuk është e vërtetë, është marrë një vendin që e rërzon këtë akuzë. Vëllai ka marrë vetëm një dënim vetëm për moskallzim krimi.
Vëllai im është arrestuar me armë pa leje. Vëllai im për 15 vite nuk ka pasur asnjë herë në një armë se ska pasur probleme. Porn ë monetin që i është cënuar jetën ai ka marrë aarmë sepse kishte frikë nga agresori i cili është ende i lirë. Si mund të mbrohet një person kur shteti nuk e mbron.
Kërkojmë ndohmë nga shteti. Ju lutem na ndihmoni mos na dëboni,” tha ai për neës24”.