Tirana
clear sky
17.5 ° C
17.5 °
17.5 °
77 %
0.5kmh
0 %
Die
36 °
Hën
37 °
Mar
40 °
Mër
42 °
Enj
41 °
E diel, 25 Korrik, 2021

Arrestimi i Edison Begajt në Vlorë, flasin familjarët: Armën e kishte për vetëmbrojtje, gjithçka ishte tendecioze…

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Tre ditë më parë në Lungomare është arrestuar Edison Begaj, 38-vjeçari nga Vlora që më 29 maj mbeti i plagosur nga një person i cili ishte kamufluar si polic. Ai u qëllua te dera e shtëpisë dhe mori 4 plumba, por fatmirësisht shpëtoi.

Në lidhje me këtë kanë reaguar familjarët e Begajt, të cilët janë shprehur se arrestimi nga policia është bërë me tendecë.

38-vjeçari është arrestuar për veprën penale “armëbajtje pa leje”, në lidhje me këtë xhaxhai i tij tha se ai nuk mbrohej nga policia dhe për këtë arsye mbante armë që të mbronte veten.

“Gjithcka ishte tendencioze. Policia nuk e mbrojti dot, u plagos me 9 plumba në sy të fëmijëve. Armë e kishte për vetëmbrojtje. Policia ka qenë tendencioze, nëndrejtori erdhi te biznesi dhe bëri me shenjë për të arrestuar Edisonin.

Edisoni nuk ka bërë krim, po mbronte jetën e tij, ndërkohë që atentatori i tij endet i lirë. Atentatori ishte veshur si Polic, u gjet veshja, u gjet, makina, u gjet arma por jo autori. Edisoni ka lënë dy fëmijët e mitur rrugëve”, shprehet xhaxhai i 38-vjeçarin për “faxneës”.

Kujtojmë që Edison Begajt iu bë atentat në hyrje të shtëpisë së ij në Kaninë, ku prezentë ishin edhe dy fëmijët e tij të mitur.

Më shumë

spot_img
spot_img