Tirana
scattered clouds
16.5 ° C
16.5 °
16.5 °
88 %
3.1kmh
40 %
Enj
22 °
Pre
26 °
Sht
27 °
Die
21 °
Hën
23 °
E enjte, 29 Shtator, 2022

Arrestimi i dy doganierëve, Salianji: Zhdoganonin makinat e të FORTËVE me xhama të zinj

spot_img

Lajme të ngjashëm

Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka reaguar pas arrestimit të dy doganierëve të Kapshticës, të cilët kanë shpërdoruar detyrën duke kryer falsifikime kompjuterike.

Në një postim në Facebook Salianji hedh akuza ndaj qeverisë, duke thënë se “ustallarët e Rilindjes fusin në xhep miliona me evazion fiskal, duke zhdoganuar thuajse falas makinat luksoze të të fortëve, duke i klasifikuar si mjete të dëmtuara.”

Sipas tij këto mjete që futen pa doganë, përdoren më pas nga vrasës, ndërsa paratë iu shkojnë në xhep drejtorëve të mëdhenj.

Postimi i plotë i Ervin Salianjit:

Babëzia e kësaj qeverie nuk ka limite. Në një kohë që kriza është ulur këmbëkryq në çdo familje shqiptare, qeveria prej muajit korrik ka hequr edhe atë kacidhe mbështetjeje, që jepte për shtresat në nevojë.

Ndërsa nga fronti i Doganave mësuam sot të tjera bëma. Ustallarët e Rilindjes fusin në xhep miliona me evazion fiskal, duke zhdoganuar thuajse falas makinat luksoze të të fortëve të cilat i klasifikon si mjete të dëmtuara. Zinxhiri është shumë i qartë; të fortët fusin makina luksoze me xhama të zinj pa doganë, të cilat përdoren nga krimi dhe vrasësit, ndërsa paratë iu shkojnë në xhep drejtorëve të mëdhenj të Doganës dhe qeveritarëve.

Por ky kut nuk zbatohet për qytetarët e thjeshtë, të cilët sorollaten nëpër dogana edhe për një çantë dhuratë që iu vjen nga të afërmit emigrantë.

Ky është standardi i Rilindjes me treziorierin e partisë Gent Gazhelin, i cili çuditërisht është drejtori më i akuzuar për korrupsion por më i mbrojturi nga kryeministri.

Më shumë


spot_img
spot_img
spot_img