Hapësire reklamuese

Aktualitet

Arrestimi i “Dajlokit” në Spanjë, Policia njoftim: Vijon puna për ekstradimin

Shkruar nga Newsbomb
Arrestimi i “Dajlokit” në Spanjë, Policia njoftim: Vijon

Policia e Shtetit ka dhënë njoftim zyrtar në lidhje me arrestimin në Spanjë të Ismail Zenelit, i njohur me nofkën “Dajloki”, i shpallur në kërkim si pjesë e grupit të strukturuar kriminal të Erzen Breçanit dhe Ervin Matës, qu u “shkatërrua” nga SPAK.

Policia njofton se 49-vjeçari u arrestua me qëllim ekstradimin në Shqipëri, teksa në njoftim thuhet se Interpol Tirana vijon punën për ekstradimin Zenelit.

“Finalizohet një tjetër operacion i përbashkët me partnerët spanjollë, për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Në kuadër të operacionit “Madridi”, u lokalizua dhe u arrestua në Madrid, për t’u ekstraduar në Shqipëri, një 49-vjeçar i akuzuar nga GjKKO-ja, për vepra penale kundër personit dhe në fushën e narkotikëve, të kryera në kuadër të grupit kriminal.

Si rezultat i sigurimit të inteligjencës policore, nga strukturat hetimore të Policisë së Shtetit dhe shkëmbimit të saj, në kohë reale, ndërmjet Interpol Tiranës dhe Interpol Madridit, Policia spanjolle organizoi dhe finalizoi operacionin policor të koduar “Madridi”.

Në kuadër të këtij opeacioni u lokalizua dhe u arrestua, me qëllim ekstradimin në Shqipëri, shtetasi I. Z. alias L. S., 49 vjeç.

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në nëntor të vitit 2023, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për këtë shtetas, për veprat penale “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje”, “Trafikimi i lëndëve narkotike”, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale apo grupi i strukturuar kriminal”.

Interpol Tirana vijon punën për ekstradimin e shtetasit I. Z. alias L. S., në vendin tonë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Kujtojmë që Zeneli nuk është në këkrim vetëm si pjesë e grupit të strukturuar kriminal për trafikim droge, por dyshohet se dëshironte të vriste vëllezërit Albert dhe Edmond Nela.  Ai kishte pajtuar Bujar Gërmizin për eliminimin e tyre. Ata kanë bashkëpunuar me shefin e Krimeve në komisariatin numër 6, Dedan Gjonin, i arretuar gjithashtu nga operacioni i SPAK, për të tentuar vrasjen e 2 vëllezërve që jetojnë në Britaninë e Madhe.

Ndërsa, Jonida Babameto, oficere e Drejtorisë së Kufirit dhe Emigracionit, e cila po ashtu ra në prangat e Policisë mësohet se gjatë kohës kur punonte në “Interpol” u ka dhënë informacione nga sistemi për dy objektivat që jetonin në Angli. Deri më tani dyshohet se plani për vrasjen e dy vëllezërve ishte bërë pas konfliktieve për pazaret e drogës.

Sipas dosjes hetimore, Dedan Gjoni kryen veprime aktive duke ndjekur motrën dhe nënën e dy vëllezërve, tenton t’ju vërë GPS në makinë, ndërsa nxjerr nga sistemi TIMS të dhënat për Albert dhe Edmond Nelën.

Vrasja nuk realizohet, pasi nuk arrijnë të gjejnë vendndodhjen e dy vëllezërve.

Ndërkohë, Ismail Zeneli rezulton person kyç në trafikun e drogës nga Brazili dhe Ekuadori në drejtim të vendeve të BE-së dhe bashkëpunon ngushtë me Eralbi Breçanin.

Kujtojme që në kuadër të këtij operacioni u arrestuan 5 shtetas, ndërsa në kërkim janë 6 të tjerë. Janë arrestuar ish-drejtori i policisë së Tiranës, Erzen Breçani, Besmir Mustati, Shefi i Krimeve në Komisariatin numër 6, Dedan Gjoni dhe Bujar Ajeti (alias Gërmizi) dhe Jonida Babameto, oficere e Drejtorisë së Kufirit dhe Emigracionit.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese