Hapësire reklamuese

Aktualitet

Arrestimi i avokatit në Lezhë, policia jep detajet: Na telefonuan se po konfliktohej me një person tjetër, efektivit që shkoi i grisi bluzën dhe e goditi me grusht

Shkruar nga Newsbomb
Avokati gjergj Neli

Policia e Lezhëës ka sqaruar arrestimin e avokatit Gjergj Neli pasditen e sotme, pasi bashkëshortja e tij akuzoi policinë se kishin ushtruar dhunë ndaj tij.

Sipas njoftimit të policisë, në sallën operative të DVP ka ardhur një telefonatë për një konflikt dhe efektivët kanë shkuiar në adresën e dhënë, ku kanë parë avokatin dhe bashkëshortene  tij që po konfliktoheshin me një person tjetër.

Kur oficerët e policisë kanë ndërhyrë, avokati i ka goditur me grusht dhe një oficeri i ka grisur bluzën, ndaj edhe është arrestuar.

Njoftimi i Policisë:

Më datën 27.10.2020  rreth orës 15:10, në sallën operative të DVP ka ardhur një telefonatë për një konflikt, në afërsi të hotel turizmit Lezhë.

Menjëherë kanë shkuar shërbimet e Policisë në adresën e dhënë, ku kanë konstatuar shtetasin Gj.N.,dhe bashkëshorten e tij shtetasen Sh.M.,me profesion avokat duke u konfliktuar me një shtetas.

Punonjësit e Policisë kanë ndërhyrë për të penguar përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit, por shtetasi Gj.N., i ka  kundërshtuar me dhunë duke goditur me grusht dhe grisur bluzen njërit prej punonjësve të Policisë.

Shtetasi Gj.N.u shoqerua në Komisariatin e Policisë Lezhë.

Në vijim të veprimeve nga oficeri i  Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Gj.N.,68 vjeç, banues në Lezhë.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme për vepren penale “Kundërshtimi me dhunë i punonjësit të rendit publik”.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.