Tirana
broken clouds
4.5 ° C
4.5 °
4.5 °
75 %
1.5kmh
75 %
Mar
10 °
Mër
10 °
Enj
11 °
Pre
12 °
Sht
9 °
E martë, 31 Janar, 2023

Arrestimi i Adriatik Llallës në Itali, SPAK i dorëzon materialet Ministrisë së Drejtësisë: Të ekstradohet në Shqipëri!

spot_img

Lajme të ngjashëm

Prokuroria Speciale SPAK, njofton se i ka dërguar Ministrisë së Drejtësisë materialet e dosjes së ish-kryeprokurorit Adriatik Lalla. Ky i fundit u arrestua në Itali katër ditë më parë, por vetëm dje lajmi është bërë publik.

SPAK kërkon që ish-kryeprokurori shqiptar të ekstradohet në Shqipëri.

“Me datë 13.12.2021 Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, mori njoftim nga Zyra Qëndrore Kombëtare Interpol Tirana, se në datë 10.12.2021 autoritetet policore Italiane kanë arrestuar me qëllim ekstradimi në vendin tonë shtetasin Adriatik Llalla.

Sot në datë 14.12.2021 Prokuroria e Posaçme i ka përcjellë Ministrisë së Drejtësisë dokumentacionin e nevojshëm për ekstradimin e shtetasit Adriatik Llalla nga Italia në Shqipëri”, thuhet në njoftimin e shpërndarë nga Prokuroria Speciale.

Kujtojmë që Adriatik Llalla është dënuar me 2 vite burg dhe 5 vite përjashtim nga shërbimet publike, për fshehjen e pasurisë në tre episode. Ai është arratisur nga Shqipëria dhe për këtë SPAK e ka shpallur në kërkim ndërkombëtar. Më datë 10 dhjetor 2021, ish-kryeprokurori është arrestuar në Itali.

Më shumë


spot_img








spot_img