Hapësire reklamuese

Aktualitet

Arrestimi i 4 personave për grabitjen e Rinasit, reagon Rama: Policia sa më shumë baltoset aq më shumë godet

Shkruar nga Newsbomb

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me arrestimin e 4 personave si të dyshuar për grabitjen e miliona eurove në Rinas.

Rama ka vlerësuar punën e Policisë së Shtetit, teksa thekson se sa më shumë sulmohet e baltoset, aq më shumë rritet forca e saj goditës.

"Ndalimi i 4 personave të përfshirë në grabitjen e aeroportit,një zhvillim inkurajues në rrugën e ndalimit dhe ndëshkimit ligjor të të gjithë autorëve të krimit?Policia e Shtetit duhet të provojë përditë se sa më shumë sulmohet e baltoset, aq më shumë rritet forca e saj goditës", shprehet Rama.

Policia konfirmoi sot të arrestuarit, të cilët janë: Oltian Veseli, Alkon Bengasi, Renaldo Sula, dhe Saimir Çela, të cilët dyshohen se janë të përfshirë në grabitjen e Rinasit, më 9 prill.  

58682395_2047420852232940_1326122361535070208_n.jpg

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll