Tirana
clear sky
7.5 ° C
7.5 °
7.5 °
49 %
0.5kmh
0 %
Mër
7 °
Enj
14 °
Pre
17 °
Sht
17 °
Die
17 °
E mërkurë, 29 Mars, 2023

Arrestimi i 2 personave të tjerë për vrasjen e Florian Lamçes, njëri prej tyre shok i Shanxhaktarit, si gënjeu në polici për ngjarjen

Lajme të ngjashëm

Zbardhen detaje të reja nga arrestimi i dy personave të tjerë të përfshirë në vrasjen e Florian Lamçes në Elbasan, nga dy miqtë e tij Sokol Shanxhaktari dhe Adriano Hajdari.

Dy të arrestuarit e tjerë, Mehmet Muça, 33 vjeç dhe Amadeus Lamçja, 40 vjeç, që kanë rënë në pranga për moskallëzim krimi  dhe fshehje të së vërtetës, mësohet se janë shok me njërin prej autorëve, me Sokol Sanxhakatarin.

Ndërkaq raportohet se Amadeus Lamçja, ka gënjyer para policisë dhe ka thënë se nuk ishte në lokal kur ndodhi ngjarja. Nga ana tjetër hetimet kanë nxjerrë të kundërtën, pasi ai ka qenë në lokal në momentin që ka ndodhur ngjarja por nuk ka dashur të tregojë të vërtetën.

“Kapja dhe ndalimi i tyre u bë pasi Gjykata e Shkallës Parë Elbasan,  ka vendosur për këta shtetas masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprat penale “Moskallëzim të krimit”, “Veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës” në ngarkim të shtetasit M.M   dhe “Moskallëzim të krimit”, “Veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës” dhe  “Deklarim i rremë përpara oficerit të policisë gjyqësore” në ngarkim të shtetasit A.L”, thotë policia.

Lexo edhe: https://www.newsbomb.al/vrasja-e-florian-lamces-ne-elbasan-nga-miqte-e-tij-arrestohen-edhe-2-te-tjere-emrat-per-cfare-akuzohen-218468

Më shumë