Hapësire reklamuese

Rajoni

Arrestimet në veri, OKB thirrje: Të mos preket UNMIK

Shkruar nga Newsbomb

Misioni i OKB në Kosovë, UNMIK shprehu sot shqetësim për zhvillimet në veri të Kosovës, përfshirë edhe arrestimin e dy punonjësve të misionit njërit me kombësi ruse dhe tjetri kosovar.

Në një deklaratë për shtyp, UNMIK, bëri të ditur se një nga të arrestuarit, një punonjës i UNMIK me shtetësi ruse, është liruar ndërkohë dhe është dërguar për trajtim në spital. Edhe punonjësi tjetër i arrestuar ndodhet në trajtim mjekësor. Nuk dihet ende nëse ai është ngarkuar me ndonjë vepër penale.

Sakaq, i pyetur zëvendëszëdhënësi i OKB, Farhan Haq konfirmoi se njëri nga punonjësit e UNMIK të arrestuar në Kosovë është rus, kurse tjetri kosovar. Haq tha se të dhëna për trajtimin e dy të arrestuarve nga policia do të jepen më vonë. Ai paralajmëroi se nëse stafi i OKB në Kosovë do të preket më tej, do të ndërmerren hapa të tjera diplomatike dhe juridike në nivel vendas dhe ndërkombëtar.

Ndërkohë, ditën e sotme kryeministri Ramush Haradinaj bëri me dije se shtetasi rus i arrestuar në veri do të shpallet 'Non Grata'.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu