Është zbardhur dosja e plotë për çështjen e arrestimit të sekretarit të përgjithshëm të Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë Arlind Gjokutaj si dhe të dy drejtorave të kësaj ministrie, përmbaruesi Alban Ruli dhe drejtori juridik Fatmir Hoxhaj.
Hetimi kishte nisur nga Prokuroria e Tiranës disa muaj më parë pas ndalimit të shtetasit Ilir Thana dhe sekuestrimin e rreth 220 milionë lekëve që ai dyshohet se i kishte përfituar në mënyrë të padrejtë nga buxheti i shtetit si kompensim për një ndërtesë të privatizuar në Tiranë.
Në total, dëmi që llogaritet se i është shkaktuar buxhetit të shtetit shkon në rreth 1.2 milionë euro.
Gjokutaj, përmbaruesi Alban Ruli dhe drejtori i çështjeve ligjore Fatmir Hoxhaj janë vënë sot në pranga, pasi dyshohet se kanë bashkëpunuar duke i transferuar shuma të mëdha parash shtetasit Ilir Thana duke e trajtuar si ish-pronar. Ata firmosën dokumente për t’i kaluar 1.2 mln euro Ilir Thanës, duke e trajtuar si ish-pronar, por që nuk e kishte një status të tillë. Gazetarja Klodiana Lala ka siguruar dosjen ku thuhet se Ilir Thana, ka përfituar para të paligjshme nga Ministria e Financave.
Në dosjen hetimore rezulton se Ilir Thana ka bërë tërheqjen të shumta nga llogaria e motrës së tij, i pajisur me prokurë të posaçme duke bërë tërheqje thuajse çdo ditë nga shuma që varionin deri në 1 mln lekë, gjatë periudhës 11.10.2022-14.12.2022.
“Ilir Thana ka bërë tërheqje të shumta nga llogaria e motrës së tij, i pajisur me prokurë të posaçme duke bërë tërheqje thuajse çdo ditë të shumave që variojnë deri në 1 milion lekë të reja. Tërheqjet nga ky shtetas rezulton se janë kryer për periudhën 11.10.2022 deri në 14.12.2022. Ka dyshime se veprimet e përmbaruesit të Ministrisë së Financave dhe personave të tjerë, kanë shpërdoruar detyrën duke vjedhur nga buxheti i shtetit deri në këtë fazë shumën 48.118.366 lekë dhe tentuar për të vjedhur pjesën e mbetur.”, thuhet në dosje.
“Personi nen hetim Ilir Thana rezulton se ka vjedhur shuma te konsiderueshme parash. Personi nen hetim kishte dhe ka dijeni se ekzekutimi i vendimit gjyqësor është bere i plote nga Ministria e Financave ne vitin 2015 dhe ka terhequr kete shume ne te njejten dite qe shum eshe derdhur ne llogarine e tij. Personi nen hetim Ilir Thana rezulton se me date 02.12.2005 me ane te kontrates nr 2630/383 ka shitur te njejtin object per te cilin me tej ka kerkuar venien ne ekzekutim dhe eshte bere vleresimi ne rreth 150.000.000 leke. Organi procedues konstaton funksionare te Ministrise se Financave kane shperdoruar detyren pasi kane bere te mundur kalimin deri ne kete moment te shumes prej 48.118.366 leke ne llogarine e Ilir Thana dhe Shpresa Prifti. Ne vitin 2015 nga ana e permbaruesit gjyqesor Suela Ndreca i eshte kerkuar Ministrise se Financave venia ne ekzekutim i vendimit te gjykates se Apelit Tiarne me nr 16 date 14.07.2000”- thuhet në dosje.