Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Arrestimet e protestuesve, Noka: Demokratët nuk bënë asnjë dëm, por hapën dyert në shtëpinë e lirisë

Shkruar nga Newsbomb
Arrestimet e protestuesve, Noka: Demokratët nuk bënë asnjë

Deputeti Flamur Noka ka deklaruar nga komisiariati nr.1 në Tiranë se shtëpinë e lirisë (selinë e PD) nuk mund ta marrë peng askush.

Ai tha para gazetarëve se demokratët që shkuan te selia e PD nuk bënë asnjë dëm, vetëm hapën dyert dhe dritaret, të cilën Basha e kishte kthyer në bunker. Noka i bëri thirje kryeministrit Edi Rama që të ndalojë lojërat me arrestimet e demokratëve të cilët shkuan te selia blu.  

Noka: Ka gjë më të dhimbshme sesa kur këta demokratë kanë parë shtëpinë e shndëruar në bunker.  Sigurisht që revlota ka bërë që ata të bëjnë gjithçka që mund të hyjnë në shtëpinë e tyre. Edi Rama me veprimin e sotëm kriminal tentoi të tregojë se është edhe kryeministër edhe kreu i opozitës. I bëj thirrje të ndalojë lojërat duke arrestuar demokratët që shkuan te shtëpia e tyre, asnjë dëm nuk kanë bërë vetëm se hapën dyert dhe dritaret. Në Shqipëri nuk mund te ketë opozitë të helmuar, pengun ta marrë në Surrel dhe shtëpia e lirisë do të jetë e demokratëve, nuk mund të marrë askush selinë e PD-së.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll