Tirana
clear sky
35.5 ° C
35.5 °
35.5 °
41 %
2.6kmh
0 %
Mër
35 °
Enj
37 °
Pre
37 °
Sht
35 °
Die
35 °
E mërkurë, 23 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Arrestimet e bujshme të Prokurorisë së Posaçme, Berisha: SPAK ka kursyer politikanët e PS-së, Rama bllokoi dosjen e Plarent Dervishajt

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

529cea47eb9050da2b82c72264a582a3

Ish-kryeministri Sali Berisha ka folur për arrestimete  bujshme të SPAK në ditët e fundit, duke u shprehur se përshëndet zbatimin e ligjit, por ka akuzuar SPAK se ka kursyer shumë politikanë dhe qeveritarë të PD.

“Duke mbështetur çdo përpjekje për zbatimin e ligjit, gjykoj se SPAK deri më sot ka kursyer, në kundërshtim me ligjin, çdo politikan, qeveritar të PS për të cilët ka patur dosje të qarta si kristali. Si kundër, ka përdorur mekanizma për të nxjerrë jashtë juridiksionit dhe mos dënuar banda nga më kryesoret. Natyrisht, unë mbështes dhe do mbështes çdo akt të zbatimit të ligjit në këtë vend“, u shpreh ish-kryeministri.

Ai akuzoi në RTV Ora dhe kryeministrin Rama, për të cilin tha se ka penguar dërgimin e dosjes së Plarent Dervishajt, ish-anëtar i bandës së Durrësit, në Emiratet e Bashkuara Arabe.

“Si kundër, nuk mund të mos kujtoj këtu se kanë kaluar pa u vënë re, bllokimi i dosjes së Plarent Dervishit. Një nga aktet më të rënda në historinë e qeverisjes së vendit. Ishte SPAK që komunikoi urdhër-arrestin. Me bujë të madhe u njoftua se Plarent Dervishi u arrestua në Emiratet e Bashkuara. Por dosja që kishte një mekanizëm për të ndihmuar Plarent Dervishin. Dhe mekanizmi ishte, të mos dërgohej dosja në Emiratet e Bashkuara. Kush e dërgon dosjen? Janë dy institucione. Është Ministria e Drejtësisë ajo e cila, në këto raste, përfaqëson qeverinë dhe shtetin shqiptar. Pra, është de facto Edi Rama, i cili për qëllime elektorale bllokoi dosjen dhe nuk lejoi dërgimin e saj. Edhe Prokurori i Përgjithshëm, por me kompetencat e reja nuk jam i sigurtë nëse është apo jo detyrë e tij”, tha Berisha.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img