Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Arrestime, sekuestrime armësh dhe parash, Policia e Shtetit bën bilancin e 24 orëve të fundit

Shkruar nga Newsbomb
Arrestime, sekuestrime armësh dhe parash, Policia e Shtetit bën

Policia e shtetit ka bërë bilancin e ngjarjeve të 24 orëve të fundit në vend. Bëhet me dije se janë finalizuar shumë operacione dhe janë vënë në pranga rreth 20 shtetas shqiptarë për vepra të ndryshme penale.

Gjithashtu mësohet se janë sekuestruar 4 armë zjarri, municion luftarak dhe 48 100 euro.

Njoftimi i plotë i Policisë:

Policia e Shtetit/ 4 armë zjarri, municion luftarak dhe 48 100 euro, të sekuestruara nga Polica, gjatë 24 orëve të fundit. - Ndërhyrja në kohë e shërbimeve të Policisë ka parandaluar përshkallëzimin e 4 konflikteve të ndodhura gjatë 24 orëve të fundit.

Në Vaun e Dejës, ndërhyrja në kohë e Policisë, gjatë operacionit të koduar “Shkjeza”, parandaloi një ngjarje të mundshme kriminale. U arrestuan në flagrancë 3 shtetas që kërcënuan me armë zjarri, një shtetas tjetër, për motive të dobëta.

U sekuestruan 2 armë zjarri. Një shtetas që iu drejtoi pistoletën punonjësve të Policisë, në Lezhë, që të shmangte arrestimin, pasi e ndaluan për kontroll, teksa lëvizte me automjet, u vu në pranga gjatë operacionit të koduar "Neutralizimi". Pistoleta u sekuestrua nga Policia. Një shtetas që kanosi me armë zjarri pistoletë, një shtetas tjetër, gjatë një konflikti për motive të dobëta, në Korçë, u kap dhe u vu në pranga.

U sekuestruan një pistoletë dhe municion luftarak, që u gjetën në banesën e të arrestuarit. Një shtetas që goditi me sende të forta, për motive të dobëta, një shtetas tjetër, dhe kundërshtoi me dhunë punonjësin e Policisë, u vu në pranga, në Kuçovë.

Gjatë operacionit policor të koduar “Kryesori”, të zhvilluar nga Fast Albania, u arrestua me qëllim ekstradimin drejt Gjeorgjisë, një shtetas në kërkim ndërkombëtar. I arrestuari, kreu i një grupi kriminal, fshihej në Tiranë, duke përdorur pasaportë false.

Në Durrës u kap dhe u vu në pranga një shtetas i shpallur në kërkim në kuadër të operacionit policor të koduar “Ekipi”. I arrestuari, bashkëpunëtor me 10 shtetasit e tjerë të arrestuar gjatë këtij operacioni, tentuan të kalonin drejt Italisë, 16 shtetas të mitur, kundrejt fitimit.

Operacioni i koduar “Espresso”, në Tiranë, goditi një rast të kontrabandës së mallrave. U sekuestruan 400 kg kafe e kontrabanduar, në pranga 39-vjeçari që e shiste. 48 100 euro të fshehura nga një 35-vjeçar, në autobusin që drejtonte, u sekuestruan nga Policia, në PKK Muriqan. Në hetim 35-vjeçari. Një 27-vjeçar u arrestua, në Durrës, ndërsa bashëshortja e tij u procedua penalisht, për veprën penale “Trafikimi i të miturve”, mbetur në tentativë.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll