Tirana
broken clouds
17.5 ° C
17.5 °
17.5 °
55 %
3.6kmh
75 %
Sht
18 °
Die
19 °
Hën
15 °
Mar
12 °
Mër
12 °
E shtunë, 25 Mars, 2023

Arrest shtëpiak për dy policët në Sarandë, akuzohen për vjedhje (EMRAT)

Lajme të ngjashëm

Dy punonjës policie në pikën kufitare Sarandë janë lënë në masën e sigurisë “arrest shtëpiak”, pasi akuzohen për shpërdorim detyre. Bëhet me dije se dy efektivët, shtetasit Dorian Sulo dhe Roland Xhaferri akuzohen për veprën penale: “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën, e kryer në bashkëpunim”.

Njoftimi i plotë i AMP: 

Drejtoria Rajonale e Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore Vlorë-Gjirokastër në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Sarandë, ka kryer sot ekzekutimin e urdhërit të Prokurorit në zbatim të vendimit Nr. 15 datë 01.02.2023 të Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, e cila vendosi caktimin e masës së sigurimit “Arrest në shtëpi” për punonjësit e policisë D. S. dhe R. XH., me detyrë Trup Shërbimi në Komisariatin e Policisë Kufitare Sarandë, të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën” e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 135 e 25 i Kodit Penal.

Ekzekutimi i këtij vendimi vjen pas një pune intensive hetimore, në vijim të ngjarjes së ndodhur më datë 25.01.2023, kur u ndalua punonjësi i policisë M. J. dhe u procedua në gjendje të lirë punonjësi i policisë D. S. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë.

Më shumë