Hapësire reklamuese

Politikë

Arrest në qeli apo në shtëpi? GJKKO vendos sot për "fatin" e Sali Berishës

Shkruar nga Newsbomb
Arrest në qeli apo në shtëpi? GJKKO vendos sot për

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar do të vendosë ditën e sotme masën e re të sigurisë ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha. Seanca do të mbahet ditën e sotme në orën 10:00, ku GJKKO do të vendosë nëse ndaj ish-kryeministrit do të jepet masa “arrest shtëpie” apo "arrest me burg".

Ndaj ish-kryeministrit ishte dhënë masa e sigurisë “Detyrim paraqitje”, por Sali Berisha ka refuzuar të shkojë qoftë dhe një herë të vetme para togave të zeza, duke dërguar avokatët e tij ta përfaqësojnë. Ndaj më 12 dhjetor në zyrën e kryeparlamentares Lindita Nikolla mbërriti një kërkesë e firmosur nga kreu i SPAK-ut, Altin Dumani, ku kërkohej nga parlamenti t’i heqej imunitetin deputetit Sali Berisha në mënyrë që të ndryshonte masa e sigurisë për Berishën.

Kërkesa e SPAK për ashpërsimin e masës së sigurisë ndaj ish-kryeministrit u bë ditën e premte menjëherë pasi mori autorizimit nga Kuvendi, të cilët me 75 vota i hoqën imunitetin duke i hapur rrugë kërkesës së Prokurorisë. Më herët u bë me dije se SPAK i ka kërkuar GJKKO-së “arrest shtëpie” për ish-kryeministrit. Pritet që sot ta pranojë këtë kërkesë, pasi më parë do të dëgjojë palët, prokurorët e SPAK dhe avokatët mbrojtës të Sali Berishës.

Kujtojmë që Sali Berisha akuzohet për veprën penale të Korrupsionit Pasiv për funksionarë të lartë e kryer bashkëpunim, që parashikon burgim nga 4-12 vite. Por, duke qenë se Berisha është në moshën 79-vjeçare, ligji parashikon se masa e sigurisë nuk mund të jetë më e rëndë se arrest shtëpie për gjithë shtetasit mbi 70-vjeç.

Mirëpo ekziston mundësia që GJKKO të vendosë dhe arrest me burg, në rast se e kërkon Prokuroria, pasi pika 2 e nenit 230 të Kodit të Procedurës Penale thekson se në raste të veçanta, masa e sigurisë mund të ketë këtë formë shtrënguese, kur vepra penale e konsumuar ka parashikim dënimi deri në 10 vite.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese