Hapësire reklamuese

Aktualitet

Arrest me burg për Xhuliano Malon, akuzohet për vrasjen në bashkëpunim të efektivit Ibrahim Basha

Shkruar nga Newsbomb

Mbetet në burg Xhuliano Malo. Ai akuzohet për vrasjen e policit në bashkëpunim në Lazarat, armëmbajtje pa leje dhe prodhim e transport të lëndëve narkotike. 17-vjeçari u kap në fshatin Lazarat me një makinë tip “Benz’’ duke transportuar armë e municione.

Për të shoqëruar Malon në policinë e Gjirokastrës u thirrën efektivët e RENEA-s, njëri prej të cilëve, Ibrahim Basha humbi jetën në një sulm ndaj kolonës së policisë.

Gjykata e Krimeve të Rënda sapo ka dhënë vendimin për masën e sigurisë për Malon. Një grup të rinjsh të tjerë janë arrestuar për vrasjen e efektivit të RENEA-s, disa prej të cilëve do të sillen në Tiranë, ndërkohë që disa të tjerë janë liruar.

Sot janë arrestuar Klodian Selimi, Elvis Boçi dhe Dervish Gaba. Ata dyshohen si bashkëpunëtorë të vëllezërve Arbion dhe Alban Aliko, të cilët mendohen se janë organizatorët e sulmit.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.