Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Arratisje spektakolare nga furgoni i policisë me pranga në duar, “blindohet” Saranda dhe pezullohen 6 efektivë

Shkruar nga Newsbomb

Ermir Idrizllari dhe shoku i tij u arrestuan dy ditë më parë nga policia e Sarandës pasi i grabitën një personi të tretë me dhunë paratë në fshatin Vrinë.

Ai po ashtu në bashkëpunim me shtetasin Kosta Pashaj i kanë marrë me dhunë 30.000 lekë shtetasit F.M. Në momentin që shoqëroheshin në rajon me fugonin e policisë, Ermir Idrizllari me pranga në duar ka mundur të hapë derën e furgonit dhe të largohet me vrap.

Mësohet se ai është ndihmuar nga bashkëfshatarët për tu larguar nga furgoni i policisë sapo ishte arrestuar. 

Menjëherë forcat e policisë u vunë në kërkim të tij, dhe vendi i parë ku shkuan ishte shtëpia e Idrizllarit. Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e Ermir Idrizllarit policia ka gjetur 22 kg hashash. Ditën e djeshme vijojnë kërkimet për Idrizllarin në disa fshatra. Pas kontrollit në banesën e Ermirit, është arrestuar i ati i tij Mustafa Idrizllari.

Ndërkohë, burime pranë GSH bëjnë me dije se SHCBA ka pezulluar 6 punonjës të komisariatit të Sarandës deri në hetimin e plotë të rrethanave të arratisjes së Ermir Idrisllarit, banues në Vrinë të Sarandës. 

Prej dy ditësh policia është vënë në kërkim të tij dhe personave që e ndihmuan të arratisej.  

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese