Tirana
clear sky
33.5 ° C
33.5 °
33.5 °
36 %
4.6kmh
0 %
Die
34 °
Hën
38 °
Mar
40 °
Mër
42 °
Enj
42 °
E diel, 25 Korrik, 2021

Arratisja spektakolare në Tiranë, i dënuari goditi policen, ajo u arrestua (Detajet)

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

71debbe0b43b28628268793918c4c52c

Një arratisje spektakolare ajo e 26 vjeçarit nga komisariati numër 3 në Tiranë. Ai mundi të shmangë tre punonjës të policisë. Një efektive femër e ka goditur me grusht e ndërsa dy të tjerët i ka shtyrë.

26 vjeçari ishte pa pranga në duar pasi kishte kërkuar leje për të shkuar në tualet por ka mundur t’ja mbathë me vrap nga komisariati pasi goditi policen dhe shtyu dy efektivët që mesa duket nuk janë përleshur me të kërkuarin e drejtësisë italiane, të dënuar me 10 vite burg për grabitje e pjesëmarrje në banda kriminale.

Pas ngjarjes dy punonjësit e policisë, madje edhe efektivja e cila u godit nga i dënuari, janë arrestuar nga uniformat blu. Policja është Arsela Hajdinaj me detyrë trupë shërbimi patrulle. As ajo dhe as Bajram Elezi me detyrë ndihmës specialist dhe përgjegjës i dhomave të sigurisë nuk kanë mundur të ndalin arratisjen e 26 vjeçarit.

Policia ende nuk ka rënë në gjurmë të autorit.

Lexo edheEkstradohet drej Italisë 34 vjeçari, shoku i tij u arratis dje nga komisariati i policisë

Më shumë

spot_img
spot_img