Kryeministri maqedonas Zoran Zaev ka deklaruar se ka informacione për arratisjen e ish-kryeministrit Nikolla Gruevski.
“I di të gjitha detajet, jam plotësisht i informuar. Kur do të vij koha unë dhe ministri Spasovski do t'i themi të gjitha detajet e hetimit, edhe për pjesën e hetimeve brenda MPB-së, por edhe për pjesën e Prokurorisë Publike”, theksoi Zaev.
Ai tha se do të japë hollësi pasi të përfundojë hetimi për shkak të respektimit të ligjit.
Hetimet për Gruevskin po zhvillohen rreth asaj se kush dhe si e ka ndihmuar ish-kryeministrin për tu larguar nga Maqedonia.
Sondazh
Poll