Rreth dy javë më parë ish-kryeministri Nikola Gruevski u arratis nga Maqedonia drejt Hungarisë, pasi u dënua nga Gjykata për keqpërdorim të detyrës zyrtare me vendim të plotfuqishëm me dy vjet burg.
Vetëm disa ditë më parë, me anë të një postimi në rrjetet sociale, Gruevski bëri me dije se Hungaria ka pranuar kërkesën e tij për azil politik.
Së fundmi, Kuvendit të Maqedonisë i janë parashtruar pesë kërkesa për heqjen e mandatit të ish kryeministrit Nikolla Gruevski.
Sipas mediave maqedonase kërkesat do të shqyrtohen ditën e nesërme në seancën e Komisionit për Çështje të Rregullores dhe Mandatit të Imunitetit.
Mësohet se Kuvendi duhet të presë të paktën 6 muaj që Gruevskit t’i hiqet mandati për shkak se tentativa e parë për t’i hequr mandatin e deputetit dështoi për mungesë të votave.
Deri atëherë Greuvski do të paguhet si deputet por me 5 për qind më pak nga rroga totale.