Hapësire reklamuese

Aktualitet

Arratisja e Florian Tonuzit merr fund, arrestohet 26-vjeçari që vrau vëllanë në Dibër

Shkruar nga Newsbomb
Arratisja e Florian Tonuzit merr fund, arrestohet 26-vjeçari që vrau

Florian Tonuzi, 26-vjeçari që vrau ditën e djeshme vëllain e tij ka rënë në prangat e policisë ditën e sotme.

Në orët e para të mëngjesit së ditën së djeshme 26-vjeçari ka goditur disa herë me thikë vëllain e tij, Benard Tonuzin 23 vjeç.

Autori i vrasjes ishte përdorues i lëndëve narkotike dhe kishte vetëm pak muaj që kishte dalë nga burgu pasi akuzohej për dhunë ndaj babait të tij.

Viktima si pasojë e plagëve të marra ndërroi jetë në spital dhe kanë qenë prindërit ata që njoftuan policinë.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Allabegi në Maqellarës  rreth orës  00:30 ku sipas policisë Florian Tonuzi pas një konflikti me vëllain e tij e ka goditur me thikë.

Mësohet se Florian Tonuzi është kapur nga policia afër banesës së tij.

Njoftimi i plotë i policisë:

Dibër

Vihet në pranga, autori i dyshuar i ngjarjes së ndodhur në fshatin Allabegi,  ku humbi jetën një 23 vjeçar.

Operacioni i finalizuar nga DVP Dibër dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Dibër në bashkëpunim me  DVP Dibër dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë, në vijim të punës për dokumentimin e plotë të ngjarjes së ndodhur në mesnatën e datës 29.04.2021, në Maqellarë, kanë ushtruar kontrolle në zonë dhe si rezultat u bë e mundur gjetja e vendodhjes dhe kapja e shtetasit F. T., 26 vjeç,  i cili ishte fshehur në një banesë të braktisur në fshatin Kurbeg, Maqellarë.

Ky shtetas për motive të dobëta, dyshohet se ka plagosur  me mjet prerës vëllain e tij, i cili si pasojë e plagëve humbi jetën në spital.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër për veprime të mëtejshme.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll