Hapësire reklamuese

Aktualitet

Arratiset nga burgu i Greqisë, kush është 22 vjeçari i rrezikshëm shqiptar (EMRI-FOTO)

Shkruar nga Newsbomb

Një 22-vjeçar shqiptar është arratisur nga  një burg në Greqi.

Ai është Albion Xhezairi nga Ksamili, një person që konsiderohet shumë i rrezikshëm nga policia i akuzuar për vrasje e trafik droge.

Xhezairi ishte dënuar në Greqi me 16 vjet burg pasi më 11 maj 2017 është kapur në lagjen “Galtasi” në Athinë. Ai ishte përfshirë në nje grup kriminal të trafikut të drogës nga Shqipëria në Greqi. Roli i tij ishte të vinte nga Athina në kufirin e gjelbër, merrte drogën dhe e magazinonte atë në banesën që kishte me qira në Athinë për ta shitur më pas.

Ndërkohë ai vazhdon të gjykohet në Gjykatën e Sarandës për vrasje pasi  më 24 shtator 2016 ai ka vrarë në Shëndëlli të Sarandës, 47-vjeçarin Aleksandër Bardhi.

Albion Xhezairi dyshohet të ketë kryer dhe vrasje në burg në Greqi dhe konsiderohet pjesë e 'Mafies se Koridhalos'.

Screenshot_2.jpg

 

 

 

 

 

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.