Tirana
clear sky
33.5 ° C
33.5 °
33.5 °
26 %
2.6kmh
0 %
Pre
33 °
Sht
34 °
Die
36 °
Hën
37 °
Mar
40 °
E premte, 23 Korrik, 2021

ARRATIA/ SHKËLQIMI i një YLLI si VIKTOR GJIKA, intervista me regjizorin e “Njeriut me Top” e “Gjeneral Gramafonit”: Ju tregoj emocionet e një jete me 40 filma e dokumentarë (VIDEO)

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

d468204e5be3959ab77aee9723d9fdf2

Rrefimet e tyre janë arkivuar viteve përmes mikrofonit të Arratisë. Shpaloset jeta e mundimshme drejt kontributit dhe arritjeve për të lënë gjurmë të mirë ne historinë e artit, kultures, dijes dhe mjekesise duke dashur profesesionin dhe nderuar vendin e tyre.

Ka të verteta dhe pengje, emocione dhe sinqeritet, sfida të kapërcyera e sërish rrugëtim në këto rrefime. Historitë e tyre të arkivuara i rizgjojmë në Arratia në newsbomb.al me dëshirën dhe besimin se vlejnë për çfarë janë, çfarë sollën, çfarë gjurme lanë!

Intervista me ikonat e artit, kultures, dijes, sportit, mjekesise realizuar viteve !

Arratia, nje emision nga Rezarta Reçi, vetëm në newsbomb.al!

Nga REZARTA REÇI

Viktor Gjika lindi në Korcë në 1937. Regjizor gjurmëlënës në kinematografinë shqiptare, profesionist I vërtetë.

“Arratia” me regjizorin Viktor Gjika është realizuar në shtëpinë e tij diku pas Muzeut Historik Kombëtar. E nderojmë dhe e kujtojmë teksa ndjekim heraheres filmat e tij “Përballimi”, “Njeriu me top”, “Nëntori I dytë”, “Yjet e netëve të gjata”, “Rrugë të bardha”, “Gjeneral Gramafoni” etj, realizuar në dekada.

Iku nga kjo jetë në fillim të marsit 2009.

Me regjizorin bisedoi gazetarja Rezarta Reçi, dhe ky material doli nga arkiva personale e gazetares në intervistën me të.

“Na ishte njëherë një djalë i vogël që bridhte në rrugët dhe sokakët me gurë të Korçës. Enderronte të bënte filma. Ai hyri në një sallë kinemaje, kinemasë “Magjestik” të Korcës, kinemasë më të madhe në Ballkan dhe shikonte në beze “Gjeneral Gramafonin”. Pas një pause, “Rrugë të bardha”, oshëtinte “Njeriu me top”. C’janë këta personazhe, nga vijnë, ku shkojnë?

Na ishte një djalë i vogël që ëndërronte të bënte filma, dhe arriti të bënte mbi 40 filma artistikë e dokumentarë. Dhe për këtë iu frit një ditë e gjithë salla e Teatrit Kombëtar dhe e duartrokiti. Ishin castet më të lumtura të jetës së tij”, është rrëfimi i Viktor Gjikës për veten në këtë intervistë.

“Përjashto filmat dokumentarë që ishin me porosi, të cilat unë nuk isha aq trim sa të mos  I bëja sepse ishin me porosi, në përgjithësi kam bërë filmat që kam dashur. Skenarët I kam sjellë unë në Kinostudio. Nuk mi ka ofruar njeri. Edhe në filmat artistikë në përgjithësi në Kinostudio ka qenë përzgjedhja më e lirë. Kur bën punën tënde, je I lumtur.

Dhe kalojnë më lehtë ato anët e pakëndshme dhe ato haracet që kemi paguar ne në atë periudhë si të gjithë krijuesit në të gjithë fushat. Po të paguash haracet në kinematografi është shumë e rëndë sepse nuk përsëritet vepra. Nëse filmi nuk del mirë, kurse romani edhe mund të rishkruhet. Gjithmonë është e lidhur sigurisht jo vetëm të brendisë së filmit por dhe të atmosferës që krijonte filmi, të njerëzve që punonin me ty.

Ishin mbi 30 e ca vetë që ishin grupi I punës që bënte një film. E tërë këta duheshin kordinuar. Dhe unë e krahasoj profesionin e regjizorit me atë të dirigjentit. Pina e parë e imja ka qenë bashkë me Anagnostin te filmi Debatiku si operator. Dhe ishte filmi I parë pasi morëm diplomën. Dhe erdhëm me këtë frymëzim të mbartur që do bëjmë gjëra të mirë. Madje ky moment u evidentua edhe nga Luan Rama që vinte në dukje këtë atmosferë. Pavarësisht se regjizor ishte Hysen Hakani me të cilin kam qeshur shumë gjatë xhirimeve të këtij filmi. Hyseni ishte fantastic. Kjo krijonte atmosferë. Dhe debatiku mbetet film i mrekullueshëm.

Këto kanë qenë emocionet e para pavarësisht se operatorë, regjizori, po profesionin tonë e bëmë mirë dhe puna e operatorit  ishte e paqortueshme” tregon Viktor Gjika në këtë intervistë emocionet e filmit të parë ku mori një kamera në dorë.

Për më shumë shihni intervistën e regjizorit VIKTOR GJIKA:

Më shumë

spot_img
spot_img