Tirana
clear sky
30.5 ° C
30.5 °
30.5 °
45 %
2.6kmh
0 %
Mar
30 °
Mër
40 °
Enj
39 °
Pre
32 °
Sht
35 °
E martë, 3 Gusht, 2021

ARRATIA/ Intervista e rrallë e Kujtim Prodanit në vitin 2007, tërheqja e parë me muzikën dhe rrëfimi për prindërit (VIDEO)

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

90c44287b68c5e0874f72d85d9e92ffe

Rrefimet e tyre janë arkivuar viteve përmes mikrofonit të Arratisë. Shpaloset jeta e mundimshme drejt kontributit dhe arritjeve për të lënë gjurmë të mirë ne historinë e artit, kultures, dijes dhe mjekesise duke dashur profesesionin dhe nderuar vendin e tyre.

Ka të verteta dhe pengje, emocione dhe sinqeritet, sfida të kapërcyera e sërish rrugëtim në këto rrefime. Historitë e tyre të arkivuara i rizgjojmë në Arratia në newsbomb.al me dëshirën dhe besimin se vlejnë për çfarë janë, çfarë sollën, çfarë gjurme lanë!

Intervista me ikonat e artit, kultures, dijes, sportit, mjekesise realizuar viteve! Arratia, nje emision nga Rezarta Reçi, vetëm në newsbomb.al!

Nga REZARTA REÇI

Kujtim Prodani ka lindur në Tiranë në  12 Mars 1963.

Njëri nga dy djemtë e kompozitorit Agim Prodani dhe këngëtares Anida Take. Ndërtoi rrugëtimin e tij artistik duke krijuar një profil të qëndrueshëm të një kantautori krijimtaria e të cilit përshkohej nga profesionalizmi, talenti , pasioni dhe mesazhet sociale që kërkonte të përcillte. Qytetaria e profesionalizmi janë dy kolona të cilat e mbajtën artist dhe njeri me integritet.

Kjo intervistë me kantautorin Kujtim Prodani është realizuar në vitin 2007 në ambientet e pianobarit që u bë i dashur për adhuruesit e muzikës live. Shfaqet energjik e i sinqertë, pasionant dhe mirënjohës, plot ambicie  profesionale dhe projekte konkrete, të cilat i bëri realitet në dekadat në vazhdim duke realizuar albume e vidieoklipe, koncerte recitale dhe promovuese të vëndlindjes dhe Shqipërisë të cilat i donte shumë.

Jeta e tij njerëzore dhe artistike  u ndërpre në mes për shkak te Covid-19 më 6 Janar 2021. Kujtim Prodani la pas pikëllim, por edhe një arkiv të pasur të një krijimtarie muzikore cilësore që e mban mes nesh.

– Cila ka qënë ajo tërheqja e parë me muzikën Kujtim?

“Tërheqja e parë nuk ka qënë thjeshtë tërheqje, ka qënë një dëshirë e flaktë e prindërve të mi për të më futur mua, dashje pa dashje si një fëmijë gjashtë vjeçar në botën e muzikës. Pastaj, pastaj deshira për t’ ju përkushtuar muzikes ka lindur disa vite më pas.Në moshëm 16 apo 17 vjeçare. Atëherë lindi ai pasioni, unë i thashë ok , i përkas kësaj bote dhe do të jetoj në këtë botë.Periudha e fillimit, dyvjeçari i parë ka qënë vërtetë shumë i vështirë, sepse unë kisha tjetër pasion, kisha sportin, megjithatë një lloj besimi të verbër te ajo dëshira e prindërve për të më futur edhe mua në këtë botë të bukur të muzikës.

Di që i kam munduar pa masë të dy, jam shumë i sinqertë , i kam lodhur, netë e muaj e vite pa gjumë, por në fund të fundit , kjo qënka jeta! Sot ushtroj profesionin tim,kam studiuar në degë të bukur që është kompozicioni edhe mendoj që kam bërë, ose prindërit e mi, dashur pa dashur kanë bërë përzgjedhjen d duhur. Është një botë e mrekullueshme, ndjejem mirë. E vështirë, e ashpër herë pas here por është e bukur.”

– Si do t’i vizatoje me pak fjalë prindërit e tu?

“Një trëndafil i kuq dhe i bardhë që po t’i shkrish bashkë krijojnë një ngjyrë rozë…kot tani, fantazi, kanë qënë dhe janë në harmoni të plotë, të mrekullueshëm!

Kam jetuar dhe jetoj në një familje të mrekullueshme, më kanë dhuruar shumë dashuri, shumē gjëra të bukura në këtë jetë.”

Për më shumë shihni intervistën e kantautorit Kujtim Prodani:

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img