Tirana
clear sky
22.5 ° C
22.5 °
22.5 °
64 %
1.5kmh
0 %
Die
36 °
Hën
37 °
Mar
40 °
Mër
42 °
Enj
41 °
E diel, 25 Korrik, 2021

ARRATIA/ Ditëlindja e TETO OLLGËS, intervista e rrallë e aktores së madhe Violeta Manushi: Tregon emocionet e një jete në skenë (VIDEO)

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

935718af7c285664080b081ce961c4f7

Rrëfimet e tyre janë arkivuar viteve përmes mikrofonit të Arratisë. Shpaloset jeta e mundimshme drejt kontributit dhe arritjeve për të lënë gjurmë të mirë ne historinë e artit, kultures, dijes dhe mjekesise duke dashur profesesionin dhe nderuar vendin e tyre.

Intervista me ikonat e artit, kultures, dijes, sportit, mjekesise realizuar viteve ! Arratia, nje emision nga Rezarta Reçi, vetëm në newsbomb.al!

Violeta Manushi ka lindur në Korçë me 6 Mars 1926. Me punën e saj u bë një ndër aktoret më në zë të skenës, ekranit dhe mikrofonit të Radios, një aktore me individualitet e aftësi të veçanta, me fuqi, me zë, me plastikë e temperament të admirueshëm. Identifikohet me rolet e saj të spikatura  të gdhëndura me profesionalizëm nga vetë ajo. Arratia me Zonjën është realizuar në prag të 80 vjetorit të lindjes.

Nga REZARTA REÇI

Dy momente do të veçoja nga ajo ditë xhirimesh.Trokitjet me bastun në oborrin e Teatrit Kombetar për të më treguar pemën e mbjellë në nderim të veprës së saj. Shtëpia e saj  në hyrje të rrugës Mine Peza ishte  modeste, e rregullt e plot relike e trofe që i ruante me kujdes. Kurse shtëpia e saj e dytë, skena, e shndrronte në të privilegjuar, të adhuruar, të përkushtuar,të dedikuar,të plotfuqishme. Ëndërronte të vdiste në skenë. Iku nga kjo jetë në fund Korrik të 2007.

Një nga dëshirat e saj u realizua! Identifikohet me emrin e personazhit të Teta Ollges sa herë përmendet emri i saj i nderuar, Violeta Manushi!

Me aktoren bisedoi gazetarja Rezarta Reçi, dhe ky material doli nga arkiva personale e gazetares në intervistën me të.

“E shikoj këtë skenë, nuk kam lënë cep të saj pa e shkelur, 60 vjet plotë! 80 vjet jetë dhe 60 vjet plot në skenë. Jam e  gëzuar se shokët e mi kanë vdekur para kohe, unë i arrita 60 vitet të paktën. Hera e fundit ka qenë drama e Ruzhdi Pulahes, “Streha e të harruarve”, krijuam dhe nostalgjinë e së kaluarës se shumica ishin pensionista, pak ishin të rinj, meshkujt i kishim të rinj, 3, sepse meshkujt e moshës sonë nuk janë më, kanë vdekur. Por shumica ishin pensionistë,” është është rrëfimi i Violeta Manushit për veten në këtë intervistë.

“Na kanë duartrokitur shumë, sa u hap perdja e na panë, secili nga ne mori vlerën nga publiku për atë që publiku ia shijonte, batutat, rrethanat që vepronin, kështyuqë kemi ikur të lumtura. Unë me të tëra rolet kam rënë në dashuro dhe aktori po nuk ra në dashuri me rolin nuk nxjerr atë të asktën, atë domethënien e madhe që duhet të shfaqë për[para publikut.

Po sigurisht, si ajo nëna me shumë fëmijë ca i ka më të dashur, edhe unë kam më të dashurat sidomos kur kam luajtur gratë e vendit tim, me tyë mirat dhe më të metat e tyre. Kam ndjerë shumë kënaqësu kur kam marrë aprovimin e publikutr me duartrokitjetet e tyre të zjarrta. Dhe madje kam edhe role të atilla që më zhdukën edhe emrin tim dhe më thërrasin me emrin e roleve sic ka qenë Tana te “14 vjec dhëndëer” Tana njëri, Tana tjetri, apo siç ka qenë Olimbia te “Karnavalet e Korçës”, sic ka qenë nëna Nicës që e dua kaq shumë atë rol Te “Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur”. E plot e plot të tjera që tani edhe nëna s’ua mban mend emrat e fëmijëve të shumtë. Ollga! Kam frik se edhe kur të vdes nuk do tghonë vdiq Vileta, por do të thonë vdiq ajo, Ollga” ka treguar Violeta Manushi.

Për më shumë shihni intervistën e aktores Violeta Manushi

Më shumë

spot_img
spot_img