Hapësire reklamuese

Aktualitet

KPA rikthen në detyrë prokurorin “biznesmen” Arqile Koça, KPK e shkarkoi për mosjustifikim të pasurisë

Shkruar nga Newsbomb
Prokurori Arqile Koca

Kolegji i Posaçëm i Apelimit rikthen në detyrë prokurorin Arqile Koça.

Prokurori, i cili kishte zëvendësuar më herët Rovena Gashin, u shkarkua nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit për mosjustifikim të pasurisë.

Koça, i cili është cilësuar nga mediat si “prokurori biznesmen”, ka pretenduar se pasurinë prej 8 apartamentesh, dy garazhe dhe 2 makina, i ka vendosur në mënyrë të ligjshme, çka u konfirmua edhe nga ILDKPI, duke deklaruar se pasuritë “rezultojnë të jenë përfituar nga një shoqëri private, për të cilat është verifikuar origjina”.

Arqile Koça ka qenë kandidat për prokuror i përgjithshëm dhe drejtues i sektorit të hetimit në Prokurorinë e Përgjithshme.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese