Hapësire reklamuese

Bota

Arnold Schwarzenegger bën gjestin human, dhuron 25 shtëpi për të pastrehët në prag Krishtlindjesh

Shkruar nga Newsbomb
Arnold Schwarzenegger bën gjestin human, dhuron 25 shtëpi për

Në prag të Krishtlindjeve Arnold Schwarzenegger dhuroi 250 mijë dollarë për të ndërtuar 25 shtëpi të vogla  për të pastrehët në zonën e Los Anxhelosit, të cilët kishin jetuar më parë në rrugë.

Aktori i famshëm hollivudian zbuloi këtë javë shtëpitë si një dhuratë për Krishtlindje, njëkohësiht duke i ardhur në ndihmë organizatës jofitimprurëse “Village for Vets”, si dhe Zyrës së Sekretarit të Çështjeve të Veteranëve dhe Veteranëve Amerikanë (AMVets).

“Sot, festova Krishtlindjet herët. 25 shtëpitë që dhurova për veteranët e pastrehë u instaluan këtu në LA.

Ishte fantastike të kalojmë pak kohë me heronjtë tanë dhe t’i mirëpresim në shtëpitë e tyre të reja”, shkroi ai në Twitter.

Sondazh

Poll

Sondazh

Poll