Hapësire reklamuese

Showbiz

Armina Mevlani: Nuk e ndava unë Shkëlzenin nga Sadija, fëmijët e tij do t’i dua

Shkruar nga Newsbomb

Armina Mevlani, partnerja e re e Shkëlzen Berishës, djalit të ish-kryeministrit, ka rrëfyer historinë e saj të dashurisë në emisionin ‘’Takimi i Pasdites’’ të Rudina Magjistarit. Mevlani ka shpjeguar se nuk ka qenë ajo që e ka ndarë Shkëlzenin nga e shoqja, por se lidhja e tyre ishte shuar.

“E di që lidhja jonë është përdorur politikisht, që e kanë shfrytëzuar kundër nesh, por nuk jam unë personi i tretë që u fut brenda çiftit. Edhe unë kam vuajtur shumë, edhe Shkëlzeni gjithashtu, por e di që edhe zonja ka vuajtur. Por këto janë gjëra të jetës që kështu vijnë. Ne na ka ardhur natyrale”, rrëfeu Mevlani, duke spikatur tek ajo cilësimi ‘’zonja’’ që i bëri ish-partneres së Shkëlzenit, Sadijes.

Mevlani ka lënë të nënkuptohet kështu se lidhja mes Shkëlzen Berishës dhe Sadijes ishte shuar, para se të lindte dashuria e tyre, e cila ka ardhur natyralisht. ‘’Kemi qenë mes miqsh, në një tavolinë kur jemi njohur’’, ka thënë Mevlani.

Duke folur për dy fëmijët e Shkëlzenit, Armina ka lënë të kuptohet se nuk i ka takuar, por se i do ata si pjesë e njeriut që dashuron. ‘’Unë jam pjesë e Zenit dhe do t’i dua fëmijët e tij. Zeni më ka treguar se ata janë shumë të mirë dhe të edukuar’’, ka rrëfyer Armina, duke shtuar më tej se ende nuk mendon për diçka finalizuese siç mund të jetë martesa.

“Çdo vajzë e ëndërron dasmën e saj por para se të ndodhë dua që të jemi të dy 100 për qind të sigurtë megjithse jetës nuk i dihet”, ka thënë Mevlani.

E pyetur nga drejtuesja e emisionit, në lidhje me takimet me prindërit e Shkëlzenit, Armina tha se i ka takuar ata.  “Është ndryshe kur ata që i ke njohur përmes ekranit i takon realisht. Ata janë njerëz të veçantë dhe ndihesh mirë në bisedë, besoj ashtu janë ndierë edhe ata me mua. Unë dhe Zeni jemi ritur me ndjenjat e respektit për familjen”, është shprehur Armina, duke treguar më tej edhe pranimin që i kanë bërë kësaj lidhje prindërit e saj.

Armina Mevlani tashmë ka hapur biznesin e saj, një dyqan në bllok, me veshje për femrat.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu