Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Showbiz

Armina Mevlani me vello dhe Shkëlzen Berisha i veshur dhëndër, dalin fotot e çiftit

Shkruar nga Newsbomb

Armina Mevlani dhe Shkëlzen Berisha sonte kurorëzojnë historinë e tyre në martesë. Një dashuri prej një dekade sot kurorëzohet dhe lumturia e kësaj dite shihet qartë te sytë e Arminës dhe Shkëlzenit.

Të gjithë kemi qenë kuriozë se si do të dukej  blogerja më “in” nën vellon e nusërisë dhe ky kuriozitet sapo na u shua me fotot e publikuara nga dasma e çiftit.

Plot hijeshi nën vellon e bardhë, Armina ka vendosur që të veshë një fustan të krijuar nga Vivienne Westwood. Më pas ajo do të veshë dhe dy krijime nga Festim Isufi dhe Valdrin Sahiti.

Me një make up minimalist i cili i qëndron përfekt, Armina ka zgjedhur që dhe modeli i flokëve të jetë trendi i momentit, flokët e dallgëzuara.

Ndërsa, Shkëlzen Berisha ka përzgjedhur që në ditën më të rëndësishme të veshë një kostum të zi, class, të kombinuar me një këmishë të bardhë.

Nga numri i të ftuarëve te vendi ku do të zhvillohet, pamje dhe detaje nga dasma e Shkëlzen Berishës dhe Armina Mevlanit

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll