Tirana
clear sky
-0.5 ° C
-0.5 °
-0.5 °
86 %
2.1kmh
0 %
Mër
10 °
Enj
15 °
Pre
9 °
Sht
7 °
Die
5 °
E mërkurë, 8 Dhjetor, 2021
spot_img

Armina Mevlani flet hapur për jetën e saj private me Shkëlzen Berishën: E shoh veten nënë shumë shpejt

digitalb
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

da6f88658498007c34bdd0a35b703805

Armina Mevlani partnerja e Shkëlzen Berishës, njëherazi blogere, është shumë e dashur për publikun.

Blogerja ka folur sërish për dasmën e shumëpritur të saj dhe planet për t’u bërë mama. Ajo është shprehur se e sheh veten shumë shpejt si nënë.

“Shpresoj që gjërat të shkojnë mirë sepse unë këtë verë kisha shumë projekte sikundër dhe që e kam pranuar, mund të kishte dhe një dasmë të mundshme dhe nuk është se isha organizuar për këtë pjesë. E kishim folur dhe menduar, por nuk e kisha organizuar, ç’është e vërteta dhe nuk është se e kam anulluar. Është në planet e afërme, nëqoftëse gjithçka shkon mirë, patjetër që do ndodhi, por unë nuk kam pasur asnjëherë nxitim për t’u martuar dhe për të bërë dasmë. Dasma do bëhet sigurisht, por nuk e kam pasur pjesë që duhet bërë patjetër”, shprehet Armina, për ‘revistën who’.

E pyetur se kur e sheh veten të bëhet nënë, ajo është shprehur shume shpejt pasi dëshiron të kënaqë veten, partnerin dhe familjarët.

“Nuk e shoh shumë larg sepse unë vitin tjetër bëj 30 vjeç, e shoh shpejt, dua që patjetër të kënaq veten, partnerin, familjarët dhe të kem një dhuratë nga zoti siç është një fëmijë. Por kam pritur për shkak sepse të dy kemi qenë të angazhuar, por dhe kemi dashur të shijojmë këtë pjesën e të qenurit vetëm me njëri-tjetrin dhe ndihem me fat që edhe Shkëlzeni në këtë pikë më ka kuptuar sepse unë jam lidhur në një moshë relativisht shumë të re me të, më ka kuptuar që unë të ndihem gati dhe kjo periudhë po afron” tha blogerja.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
digitalb
spot_img
spot_img