Tashmë të gjithë e dini që knëgëtarja Loredana Zefi, ka lënë pas njëherë e mirë lidhjen e saj me reperin, Mozzik dhe po shijon dashurinë e saj të re.
Disa ditë më parë ajo konfirmoi lidhjen me futbollistin gjerman Karim Adejemi dhe sytë e të gjithëve janë kthyer nga cifti më i ri. Si duket lidhja është mjaft e konsoliduar, sa Lori e ka prezantuar të dashurin e saj edhe me miqtë që ka.
Këtë na i ka treguar vetë Noizy përmes një postimi në “Instagram”. Ai ka zbuluar se futbollisti gjerman i ka bërë një dhuratë të veçantë reperit, e cila është një bluzë e tij me të cilën luan për Dortmundin.
Gjatë videos Noizy shfaqet duke e veshur teksa e falenderon Adejemin duke e quajtur “vëlla”.
Le të kthehemi pas në kohë. Noizy një herë e një kohë u shfaq mjaft i afërt edhe me Mozzik-un, ish-partnerin e Loredanës. Madje, madje publikuan dhe një videoklip së bashku, projekt i cili pati fatin e keq pasi u fshi dhe asoj kohe u tha se dy reperat janë zënë me njëri-tjetrin. Duke marrë parasysh marrëdhënien mes dy çunave, mos ndoshta kjo video është një kunjë për Mozzik?
© Foto e marre nga Instagrami i Noizyt
Dhurata qe futbollisti i ka bere Noizyt