Kreu Partisë së Lirisë, Ilir Meta është takuar me ambasadorin britanik në Shqipëri, Alastair King-Smith.
Meta shihet i buzëqeshur krah King-Smith, ndërsa në sfond shihet edhe deputetja Monika Kryemadhi. Ata kanë marrë pjesë në këtë takim zyrtar, ndërsa nuk dihet se çfarë kanë biseduar.
Meta ndryshe nga Sali Berisha ka qenë i ftuar në këtë të Ambasadës britanike në Tiranë.
Kujtojmë që ambasadori King-Smith është “armik”, i Berishës. Pasi ky i fundit në një deklaratë pak ditë më parë tha se do të publikojë fakte për ambasadorin britanik dhe korrupsionin e tij të çmendur dhe se qytetarët s’do t’u besojnë veshëve.