Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Bota

‘Armëpushimi s’u dëgjua as gjatë Ramazanit’, ministri plas ‘bombën’ për Bajram: Ka tentativa të pamëshirshme të përmbushen fakte...

Shkruar nga Newsbomb
Heiko Maas

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Heiko Maas, ka uruar të gjithë besimtarët për festën e Fitër Bajramit.

Në mesazhin e tij të publikuar nga ambasada gjermane ministri thekson se kjo periudhë ndonëse ka kufizuar kontaktet ka rritur gjeste kreative dhe bujare.

Sakaq ai ka ngritur një shqetësim të madh duke theksuar se armëpushimi humanitar i thirrur nga Kombet e Bashkuara në mbarë botën nuk është dëgjuar as muajin e Ramazanit. Sipas tij po shfrytëzohet kriza për në mënyrën më të pamëshirshme për të përmbushur fakte ushtarake.

“Në të njëjtën kohë është e rëndë të shohësh që armëpushimi humanitar i thirrur prej Kombeve të Bashkuara në mbarë botën nuk u dëgjua as në muajin e Ramazanit në shumë kënde të botës. Në disa syresh tentohet në mënyrën më të pamëshirshme të përmbushen fakte ushtarake nën hijen e krizës së Corona-virusit. Kjo frymëmarrje do të kishte qenë aq urgjentisht e nevojshme pikërisht për njerëzit në rajonet e prekura rëndë prej vitesh tanimë nga luftrat dhe konfliktet”, ka thënë ministri mes të tjerash.

Shkruan Heiko Maas: Të gjithë myslimaneve dhe myslimanëve u uroj Eid Mubarak, një festë të bekuar në mbyllje të agjërimit!

Ramazani, Muaji i Agjërimit, tradicionalisht është jo vetëm një periudhë e tërheqjes brenda vetes por karakterizohet edhe nga bashkimi me miq e familjarë, bujaria në komunitet dhe lutjet e përbashkëta. E di që kohët e fundit shumë njerëz i kanë përjetuar si veçanërisht të dhimbshme kufizimet e kontakteve për shkak të pandemisë. Por nga kjo situatë e vështirë kanë lindur e janë rritur edhe shumë gjeste kreative dhe bujare, që kanë dhënë shpresë.

Në të njëjtën kohë është e rëndë të shohësh që armëpushimi humanitar i thirrur prej Kombeve të Bashkuara në mbarë botën nuk u dëgjua as në muajin e Ramazanit në shumë kënde të botës. Në disa syresh tentohet në mënyrën më të pamëshirshme të përmbushen fakte ushtarake nën hijen e krizës së Corona-virusit. Kjo frymëmarrje do të kishte qenë aq urgjentisht e nevojshme pikërisht për njerëzit në rajonet e prekura rëndë prej vitesh tanimë nga luftrat dhe konfliktet. Qeveria Federale nuk do të ngadalësojë angazhimin e saj mbarëbotëror në funksion të zgjidhjes së konflikteve dhe menaxhimit të pasojave të krizës së Corona-virusit.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll