Tirana
broken clouds
26.5 ° C
26.5 °
26.5 °
44 %
4.1kmh
75 %
Pre
26 °
Sht
29 °
Die
30 °
Hën
28 °
Mar
24 °
E premte, 17 Shtator, 2021
spot_img

Armëpushimi në Nagorno-Karbak, numri i viktimave vazhdon të rritet

spot_img

Lajme të ngjashëm

0de2e8f5271e89a294e9aaeaf608b48b

Numri i të vdekurve vazhdon të rritet në përleshjet midis forcave armene dhe azerbajxhanase në rajonin e shkëputur të Nagorno-Karabakut, pavarësisht një armëpushimi dhe paralajmërimeve të një krize humanitare.

Zyrtarët armenë në rajonin e debatueshëm të Nagorno-Karabakut raportuan vdekjen e 17 ushtarakëve të hënën, duke rritur numrin e tyre të përgjithshëm në rreth 540 që nga fillimi i luftimeve më 27 shtator.

Ndërkohë, autoritetet zzerbajxhanase nuk kanë bërë njoftime për viktima ushtarake, një tregues se numri i përgjithshëm i të vdekurve mund të jetë shumë më i lartë, por ata raportuan të hënën për të paktën 31 vdekje të civilëve dhe qindra lëndime në mesin e popullatës civile.

Të dy vendet kanë akuzuar njëri-tjetrin për shkeljen e një armëpushimi të ndrëmjetësuar nga Rusia të arritur katër ditë më parë, duke zbehur shanset e arritjes së një marrëveshje paqeje.

Armenia dhe Azerbajxhani ranë dakord për një armëpushim në rajonin e debatueshëm të Nagorno-Karabakut pas bisedimeve në Moskë. Armëpushimi synon të lejojë të dyja palët të shkëmbejnë të burgosurit dhe të rikuperojnë të vdekurit.

Territori kryesisht etnik armen shpalli pavarësinë e tij nga Azerbajxhani në vitin 1991 pas shpërbërje së Bashkimit Sovjetik, duke shkaktuar një luftë që i mori jetën rreth 30,000 njerëzve para një armëpushimi të arritur në vitin 1994. Megjithatë, pavarësia e këtij rajoni nuk njihet ndërkombëtarisht.

Lexo edhe:

Nuk ka lajme të lidhura për këtë lajm

Më shumë

spot_img